Arianizëm Arianiz/ëm-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Një prej zhvillimeve më të hershme të heretizmit. Doktrinë e priftit Arius, që jetoi në Aleksandri në vitet 256-336. Heretik i famshëm, themelues i sektit të arianizmit. Arianizmi kundërshtonte bashkimin në trini të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Në mënyrë të veçantë ardhjen e njëjtë dhe barazinë e Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë në trini, për rrjedhojë edhe të qenët Perëndi të Jezu Krishtit. Pikëpamja e arianizmit ishte se Ati është Zot i vetëm dhe qëndron më lart se Biri, i cili është bërë Zot përmes hyjnizimit të njeriut vetë. Koncili i Nikesë (viti 325 pas Krishtit) dhe më pas edhe ai i Kostandinopojës (381) e dënoi arianizmin si herezi. Arianizmi nuk ka lidhje me burimin arian (indoeuropian) të shumicës së popujve të Europës dhe as me të kuptuarit të arianizmit si epërsi racore (shek. i 20-të).

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]