AGROEKSPORT
✤ Ndërmarrje e tregtisë së jashtme në RPSSH, që merret me eksportimin e mallrave bujqësore e blegtorale, si dhe të industrisë ushqimore. U krijua më 1964 me qendër në Tiranë. AE. e zhvillon veprimtarinë në përputhje me detyrat e planit për zhvillimin e ekonomisë e të kulturës së vendit. Eksporton kryesisht duhan, cigare, pije, konserva, bimë mjekësore dhe eterovajore, esenca, lëkurë, perime e frufa të freskëta e të thata. AE. merret edhe me importimin e disa lëndëve të para të nevojshme për industrinë e. lehtë dhe ushqimore. (N. S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Agroeksport
[cite]