Yjtë janë trupa qiellorë që ndriçojnë vetë dhe u japin dritë planetëve. Kanë përmasa shumë të mëdha, por janë tepër larg dhe prandaj na duken aq të vegjël. Dielli ynë është një yll i zakonshëm. Yjtë janë trupa qiellorë të gaztë shumë të nxehtë dhe për këtë arsye ata ndriçojnë. Lënda e tyre ndodhet nën një presion jashtëzakonisht të madh dhe në temperatura prej miliona gradësh. Dielli ynë është një yll mesatar, si nga përmasat ashtu edhe nga ndriçimi. Yjtë janë disa llojesh. Kështu, ka yj të ndryshueshëm, të cilët quhen kështu sepse e rrisin ose e zvogëlojnë ndriçimin e tyre, qoftë periodikisht qoftë në mënyrë të çrregullt, yj të rinj, të cilët e rrisin aq shumë ndriçimin brenda disa ditëve ose disa orëve, saqë neve na duket sikur në qiell është shfaqur një yll i ri; yj dyfishë, yj xhuxhë të bardhë, yj gjigantë etj.
[cite]