AKADEMIA E RE
✤ (E VOSKOPOJËS). Institucion arsimor dhe qendër kulturore me rreze të gjerë edhe jashtë Shqipërisë, që veproi në Voskopojë në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Emrin A. e R. e mori që nga v. 1750. Ishte shkollë e nivelit të shkollës së mesme, bashkëkohëse me kompleksin arsimor-kulturor të ngritur nga Bushatllinjië (shih) në Shkodër. U ngrit, mbahej dhe administrohej nga personel shqiptar, por sipas traditës mësimet bëheshin greqisht. Jepeshin lëndë mësimore në nivelin e kohës, si logjika, metafizika etj., ndër to edhe fizika. Librat përgatiteshin nga mësuesit, si Th. Kavalioti (shih) etj. Pranë A. së R. ishte ngritur më 1712 një shtypshkronjë dhe kishte një bibliotekë të pasur. Në mësimdhënie u bënë hapat e parë kundër metodave skolastike mesjetare, u zhvillua mendimi didaktik e filozofik, por përmbajtja nuk ishte në frymën materialiste dhe me synime të përcaktuara kombëtare. Lulëzimi i A. së R. lidhet me zhvillimin ekonomik të Voskopojës dhe me nevojat arsimore e-kulturore të mjedisit qytetar. Nga fundi i shek. XVIII veprimtaria e saj shkoi duke rënë derisa u shua.
(Sh. O).
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Akademia E Re
[cite]