AMBALAZHET
✤ Mjete me vëllim të lirë ose fletë që përdoren për të mbajtur, për të ruajtur ose për të mbështjellë produkte të ndryshme që të mos dëmtohen. A. janë prej druri, lënde plastike, qelqi, metali, letre, kartoni, pëlhure etj. Para çiirimit në Shqipëri prodhoheshin nga zejtaria vetëm disa lloje A. si thasë, shporta, arka, voza etj. Pas Çlirimit, me zhvillimin e industrisë, A. filluan të prodhoheshin në linja industriale e fabrika të veçanta. Sot prodhohen të gjitha llojet e ndryshme të A., të nevojshme për qarkullimin e rnallrave në vend dhe për eksportimin e tyre.
A. prej druri përfshijnë arkat e llojeve të ndryshme, vozat e kadet, kryesisht për produktet ushqimore. Në A. prej letre e kartoni përfshihen edhe thasët për çimento, si dhe arkat prej kartoni të valëzuar që përdoren për ambalazhimin e produkteve ushqimore, tekstile, kimike etj. A. prej tekstili janë thasët e qeset prej pëlhure pambuku gjineshtre etj., për ambalazhimin e produkteve ushqimore, tekstile, duhanit etj. Të ndryshme janë edhe A. prej qelqi, metali, lëndësh plastike. Në të ardhmen do të shtohen sasia dhe llojet e A. dhe do të përmirësohet cilësia e tyre, sidomos e A. pën mallrat e përdorimit të gjerë dhe të eksjfortit.
(K.T.-M.Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ambalazhet