ANOMALITË E PAMJES

Anomalitë që lidhen me pamien, janë: miopia. hipermetropia dhe astigmatizmi. Kur përfytyrimi i objektit formohet para retinës, themi se kemi miopi; kur përfytyrimi formohet pas retinës, kemi hipermetropi. Ndërsa astigmatizmi është një anomali shikimi që lidhet me një dëmtim të komesë.

Mjekësia prej kohësh ka arritur t’i korrigjojë këto anomali shikimi me anën e syzeve. Kështu, p.sh., miopët qe zakonisht për të parë më mirë i afrojnë objektet pranë syve, duhet të përdorin syze me lente (thjerrëza) bikonkave, ndërsa hipermetropët duhet të përdorin në të kundërt syze me lente bikonvekse. Përdorimi i syzeve bën që shëmbëlltyra e objekteve të bjerë në retinë, në njollën e verdhë të saj. Edhe astigmatizmi rregullohet me përdorimin e syzeve të posaçme.

Trupi — Ynë

[cite]