ANONIMI I ELBASANIT


ANONIMI I ELBASANIT
✤ (sh.XVII). Autor i një teksti të vjetër, zbuluar më 1949 dhe që mban titullin Psalltiko (psalltir). Përmban disa fragmente ungjijsh dhe një predikim të lirë të ritit ortodoks. Është shkruar me një alfabet origjinal, më i vjetri i njohur për shqipen. Lidhur ^ me autorësinë e veprës ka disa teza: një palë ia atribuojnë një Papa Totasi, pronar i dorëshkrimit, kurse tani Theodhor Bogomilit, emri i të cilit është mbi kapak të librit. Në tekst përdoret e folmja kalimtare e jugut të Shkumbinit, një shqipe të pastër që ka pësuar shumë pak ndikimin e turqishtes, me drejtshkrim mjaft të qëndrueshëm, që flet për një traditë të mëparshme. Ka aty neologjizma të krijuar për të kthyer shqip terriiinologjinë fetare dhe ka ndonjë takim me gjuhën e P. Budit. Teksti është gjetur midis disa dorëshkrimeve elbasanase. Totasi e ka shkruar titullin dhe emrin e vet me një tjetër alfabet origjinal. Dihet se teksti ka qenë së fundi në duart e banorëve të Polisit të Librazhdit, që përfshihej në krahinën e Shpatit. Sipas të gjitha të dhënave, dorëshkrimi duhet t’i përkasë pjesës së parë të shek. XVII e lart, ashtu si dhe vetë Totasi.

(Dh.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Anonimi I Elbasanit


[cite]