ANSAMBLI I KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE
✤ Institucion qendror profesionist për interpretimin e këngëve dhe valleve popullore shqiptare, Hero i Punës Soeialiste. Përfshin këngëtarët, korin, grupin e valleve, orkestrinën dhe instrumentistët popullorë. U ngrit më 1S57 dhe nisi sistematikisht gjurmimin e trashëgimisë popullore në të gjitha krahinat. Lëvron dhe përpunon muzikë e valie popullore sipas kërkesave të skenës duke ruajtur veçoriië e folklorit dhe duke nxjerrë në pah vlerat ideoartistike të tyre. Ndër realizimet më të goditura të Ansamblit janë vallet «Vallëzimi i shqipeve* «Festë të madhe ka sot Shqipëria» «Barinjtë e Korabitx «Vaile e Librazhdit»; këngët: «Këngë për Ndree Ndue Gjokën», «Shkon djaii termale», «Shqipëri, o vend i rrallë» etj. Nga krijimtaria traaicionale kanë zënë vend në repertor shumë këngë e valle të krahinave të ndryshme, si dhe vepra folklorike nga shqiptarët e Kosovës dhe nga arbëreshët. Në repertor kanë hyrë edhe këngë e valle të reja, të periudhës së ndërtimit socialist. Në punën krijuese e interpretuese të Ansamblit bëjnë pjesë edhe veprat origjinale me frymë popullore. Pasurinë dhe vlerat e mëdha artistike të këngës e valles popullore shqiptare A. i K. dhe V.P. i ka bërë të njohura në shumë vende të Evropës, të Azisë e të ‘Afrikës dhe ka fituar çmime e diploma në festivaie e konkurse ndërkombëtare.
(S.Ka.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ansambli I Këngëve Dhe Valleve Popullore
[cite]