ANSAMBLI MIGJENI


ANSAMBLI MIGJENI
✤ Ansambël amator i Ndërmarrjes Artistike «Migjeni» në Tiranë. Përbëhet nga: grupi i valieve, orkestrina, grupi vokal dhe solistët këngëtarë. U themelua më 1967, që me krijimin e Ndërmarrjes. Shfaqjen e parë e dha në Koncertet e majit (shih) të v.1968, dhe është bërë i njohur në tërë vendin. Lëvron këngën e vailen populiore të mirëfilltë si dhe të përpunuar, të 11dhur edhe me natyrën e punës së vetë amatorëve pjesëmarrës. Ka përfaqësuar denjësisht këngën e vailen popullore shqiptare dhe përtej kufijve të Atdheut, në konkurse e festivale ndërkombëtare në një radhë vendesh të Evropës e Afrikës. Është dekoruar me Urdhrin e Punës të kl.I. (S.Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ansambli Migjeni


[cite]