APARATI I LOTËVE
Megjithëse qepallat e qerpikët i mbrojnë sytë, përsëri në sipërfaqen e përparme të syrit dhe në komenë e tij arrijnë pluhura të imët që edhe mund ta dëmtojnë atë. Për ta pastruar syrin nga këto pluhura shërbejnë lotët. Për këtë arsye çdo sy është i pajisur me një mekanizëm të posaçëm që quhet aparati i lotëve dhe që është i përbërë nga gjëndra e lotëve dhe nga kanalet e lotëve.
Lotët janë një lëng i qartë dhe me shije të kripur. Ata i prodhojnë gjëndrat e lotëve, që janë të vendosura në pjesën e sipërme të syve, të zhvendosura anash, në një gropë të posaçme që quhet gropa e lotëve. Lotët që prodhojnë këto gjëndra, nëpërmjet disa kanaleve e qeskave, derdhen në sipërfaqen e përparme të syve, e shpëlajnë dhe e pastrojnë atë, e pastaj zbresin në formë pikash poshtë faqeve. Veçanërisht pika lotësh rrjedhin me shumicë nga sytë tanë, atëherë kur aty na është futur ndonjë kokrrizë pluhuri. Në këtë rast, ngacmimet që shkakton kokrriza, bëjnë që gjëndrat të sekretojnë (të nxjerrin) më shuanë lotë, me qëllim që të flakin nga syri kokrrizën ë huaj. Por ndodh që edhe emocionet e forta, hidhërimet ose gëzimet, të ngacmojnë gjëndrat e lotëvë. Ne qajmë, derdhim lot kur kemi një dhimbje të madhe, por ndodh që derdhim lot edhe kur jemi shumë të gëzuar; këta i quajmë «lotë gëzimi».