Aparati tretës
Të gjitha ushqimet që konsumojmë nuk përmbajnë të njëjtën sasi energjie. Një byftek përmban më shumë energji se një pjatë me sallatë. Megjithatë trupi ynë është i aftë të përpunojë të gjitha llojet e ushqimeve dhe të përvetësojë sasinë më të madhe të energjisë që ato përmbajnë. Kjo është një aftësi shumë e çmuar e organizmit tonë.
Kur ne lëvizim e punojmë, shpenzojmë energji. Ju e keni marrë këtë libër në dorë, po e lexoni dhe po për- piqeni të kuptoni përmbajtjen e tij. Pra shpenzoni tre lloje të ndryshme energjie. Këtë energji që i nevojitet trupit tonë, e përmbajnë ushqimet. I gjithë grupi i organeve që përpunon ushqimet dhe i shndërron ato në një trajtë të tillë që mund të përvetësohen nga organizmi ynë, përbëjnë aparatin tretës.