Apokrife Apokrif-e:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Ungjill ~; shkrime ~. Nga gr. “apokruphos”, fj. për fj. me kuptimin “i fshehtë”. Apokrifi i një libri apo dorëshkrimi është paraqitja e shtrembëruar e këtyre, duke ruajtur emrin e autorit të parë. Term i përdorur për të dalluar shkrimet kanonike të Besëlidhjes së Vjetër dhe të Besëlidhjes së Re, prej atyre jokanonikë. Shën Jeronimi dorëshkrimet apokrife të Besëlidhjes së Vjetër i ka përcaktur si libra “deuterokanonike” / “dhefterokanonikë”, fj. për fj. “dytësorë në krahasim me shkrimet e kanonizuara”. Në Besëlidhjen e Re, apokrifë janë, ndër të tjerë, Ungjilli sipas Judës dhe Ungjilli sipas Thomajt / Tomës, të cilët nuk janë pranuar nga teologjia kishtare si pjesë të saj. Ka edhe letra apokrife, që nuk përfshihen në “Dhjatën e Re”. Ungjijtë dhe shkrimet apokrife i takojnë periudhës së krishtërimit të hershëm, fazës së kalimit prej fjalës së shenjtë në shkrimin e shenjtë. Kanë vlerë historike për studime bibliologjike dhe tekstologjike (“textual criticism”).

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]