(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Term që përdoret në përshkrimin arkitekturor të kishës. ~ përfaqëson një pjesë gjysmëharkore, së brendshmi dhe së jashtmi, të ndërtesës së kishës, që rregullisht gjendet në murin lindor të saj. Në disa raste, në kisha të thjeshta, ~ ndërtohet jo në formën e gjysmëharkut, por në formën e faqeve që lakohen pak nga pak, duke formuar një gjysmëhark të përafërt. Në raste të tilla nuk mund të jenë më pak se tri faqe.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]