Arameni Aramen-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Kryesisht në shumës:“aramenët, populli i Aramit”, djalit të Semit, që mbahet si babai i aramenëve dhe kaldenjve:Mbretëria e Aramenisë apo e Sirisë u themelua prej Aramit. Vend në lindje të lumit Jordan, që i përgjigjet Palestinës së sotme. Pasardhësit e Aramit jetuan në rajonin e grykëderdhjes së lumit Tigër dhe të Eufratit. Aramenia është Palestina e vjetër dhe gjuha e aramenëve është gjuha e palestinëve të vjetër. Jezui foli dhe predikoi në gjuhën aramene. Shumë shkrime biblike dhe ungjillore në burim janë në këtë gjuhë. Alfabeti i shkrimeve në gjuhën aramene e ka burimin prej shkrimit të fenikasve, nga burojnë shumica e alfabeteve të atij rajoni. Për shkak të rolit mjaft të rëndësishëm politik dhe tregtar të shteteve të vogla aramene, gjuha e tyre pati një rol imperial, që figurativisht mund të krahasohet me rolin e anglishtes në kohët moderne. Gjuha e aramenëve, e cila rreth viteve 500 para Krishtit flitej që nga Egjipti e Azia e Vogël deri në Indi, për shumë kohë është vlerësuar si gjuhë botërore.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]