ATMOSFERA

(qielli)

Atmosfera është ajri që rrethon Tokën bashkë me retë dhe me pluhurat që përmban. Ajo shtrihet deri në lartësinë 200 km mbi sipërfaqen e Tokës, por pas lartësisë 8 km mbi Tokë ajri i atmosferës rrallohet së tepërmi. Shkencëtarët e ndajnë atmosferën në tri shtresa kryesore: troposfera, deri në 10 km mbi Tokë; stratosfera, deri në 80 km, dhe pas kësaj jonosfera. Stratosfera është një zonë e pasur me ozon, domethënë me oksigjen të përqendruar, që formohet nën veprimin e rrezeve ultravjollcë të Diellit. Ozoni ka veti t’i ndalojë këto rreze, kur ato janë të tepërta. Në rast se ato nuk do të ndaleshin në stratosferë. rrezet ultravjollcë do të shkaktonin vdekjen e të gjitha qenieve të gjalla në Tokë.

Qielli – Deti – Toka

[cite]