Ajri është një përzierje gazesh të ndryshme që mbështjell tërë rruzullin tokësor. Ai është i padukshëm, por hyn kudo dhe mbush çdo boshllëk. Ajri përmban dy gaze kryesore: azotin dhe oksigjenin. Përveç këtyre ka edhe avuj uji, gaz karbonik, gaze të tjera të rralla dhe pluhura. Për të ndarë përbërësit e tij nga njëri-tjetri ajri kthehet në gjendje të lëngët nëpërmjet ftohjes dhe ngjeshjes. Pastaj ajri i lëngët lihet të avullojë dhe kështu veçohen me radhë azoti, oksigjeni si dhe disa gaze të rralla, si neoni, argoni, kriptoni dhe heliumi. Ajri i lëngët ka temperaturë shumë të ulët, më shumë se 200 gradë nën zero. Ai përdoret për kalitjen e disa lloje çeliqesh. Ky quhet temperim ose kalitje e fortë.
[cite]