BAJAMET
Bajamet kryejnë një funksion të rëndësishëm, ato pengojnë mikrobet që të hyjnë në organizmin tonë. Dhe jo vetëm kaq, Me anën e disa lëndëve që prodhojnë, bajamet arrijnë edhe t’i shkatërrojnë me lehtësi mikrobet. Por ndodh që bajamet qelbëzohen dhe na japin temperaturë. Në raste të rralla, qelbëzimi i bajameve arrin një shkallë të tillë, saqë është e domosdoshme që të hiqen. Por heqja e bajameve nuk është gjithmonë e këshillueshme.
Njeriu ka dy bajame, që ndodhen në fundin e zgavrës së gojës, të vendosura në një gropëz që mban emrin e tyre e që quhet gropa e bajames. Këto dy gjëndra quhen bajame, sepse kanë pak a shumë formën dhe madhësinë e një bajameje.
[cite]