BALONA

(qielli)

Është një qeskë e madhe elastike e mbushur me një gaz më të lehtë se ajri. Në të lidhen aparatura të ndryshme që përdoren për të kryer vrojtime dhe matje në shtresat. e larta të atmosferës. Balonat ngjiten në lartësi të mëdha, deri në 40 km. Në balonë lidhen aparatura të ndryshme që kryejnë matje dhe informacionin shkencor që mbledhin, e dërgojnë në Tokë me anë të sinjaleve të radios. Balonat përdoren si për vrojtime meteorologjike ashtu edhe për vrojtime astronomike. Nganjëherë balonave u lidhet edhe një kabinë e vogël me njerëz brenda, por në këtë rast ngjitja nuk vazhdon më shumë se 2 km. Kur balona është pa njerëz, pas disa orësh vrojtimi aparatura shkëputet automatikisht dhe bie në tokë me parashutë, ndërsa balona ngjitet lart gjersa pëlcet.

Qielli – Deti – Toka

[cite]