RADARI

(qielli)

Radari është një aparat me anën e të cilit zbulohet nga larg një aeroplan që fluturon natën, ose në mot të vrenjtur, pra kur nuk mund të shihet. Nëpërmjet tij gjithashtu aeroplani mund të komandohet e të drejtohet për të zbritur në Tokë, kur pamja është e keqe. Radari është një udhërrëfyes. Antena e tij e rrotullueshme jep valë që kthehen përsëri në pikën e nisjes, kur hasin në ndonjë pengesë. Duke ditur kohën që ka kaluar nga çasti i nisjes së valës deri në çastin e kthimit të saj, përcaktohet largësia në të cilën ndodhet objekti. Ndërsa drejtimi në të cilin është transmetuar vala, lejon të ndërtohet trajektoria që ka përshkruar ajo. Në aeroportet dhe në portet detare përdoren radarët me qëllim që të dihet gjendja e trafikut në çdo kohë. Aeroplanët dhe vaporët përdorin radarë për të zbuluar pengesat në rrugën e tyre.

Qielli – Deti – Toka

[cite]