Observator quhet një ndërtesë e pajisur me mjete të ndryshme si teleskopë etj. për vrojtimin e qiellit dhe të trupave qiellorë. Ata ndërtohen në vende të larta, në malësi, ku ajri është më i pastër dhe vrojtimet bëhen më të sakta. Fjala observator vjen nga latinishtja dhe do të thotë vend vrojtimi. Observatorët njihen që nga lashtësia dhe kanë shërbyer gjithmonë për vrojtimin e qiellit. Sot observatorët pajisen me mjete moderne siç janë teleskopët e fuqishëm që zmadhojnë deri në 3000 herë. Zakonisht observatorët kanë formën e një kupole me një të çarë në formë harku, ku del gypi i teleskopit gjatë vrojtimeve të ndryshme.
[cite]