BATALIONI PARTIZAN ANTONIO GRAMSHI
✤ Formacion partizan i UNÇSH, i .krijuar më me ushtarë italianë që, pas kapituliimit të Italisë fashiste, duke iu përgjigjur thirrjes së PKSH dhe Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, u hodhën vulinetarisht në luftë me armë kundër nazistëve gjermanë. Batalioni u pagëzua me emrin e themeluesit të Partisë Komuniste Italiane, Antonio Gramshit. Kishte 170 luftëtarë antifashistë. Nga radhët e ushtarëve të thjeshtë u zgjodhën drejtuesit dhe komandanti Tercilio Kardinali, anëtar i PKSH, i cili më 8.7.1944 ra dëshmor në Çereneein e Sipërm të Dibrës. B.P. «Antonio Gramshi» u rreshtua në Br.I S të UNÇSH (shih) dhe luftoi deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë krah për krah partizanëve shqiptarë në Berat, Skrapar, Mallakastër,* Tomoricë, Gorë, Opar, Mokër, Dumre, Sulovë, Çermenikë, Dibër, Mat, Krujë e Tiranë. Në luftime dhanë jetën 15 partizanë e kuadro. Në radhët e Ushtrisë NÇSH bënë pjesë edhe italianë të tjerë, të eilët me armë në dorë luftuan kundër fashizmit. Disa prej tyre u pranuan edhe në radhët e PKSH. Nën kujdesin e Komandës së Përgjithshme të UNÇSH, në maj të vitit 1945 ata u kthyen në Itali.
(Dh.J.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Batalioni Partizan Antonio Gramshi
[cite]