BATALIONI PARTIZAN FERLAT REXHEPI
✤ I pari batalion partizan i qarkut të Shkodrës. U formua më 30.7.1943 në fshatin Vorfë me 150 partizanë, mbi bazën e tri çetave partizane. Nga 31.8. deri më 2.9.1943 zhvilloi së bashku me popullsinë vendase luftime të ashpra kundër fashistëve italianë në Reç të Shkodrës (shih Lufta e Reçit).
Me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ, në tetor 1943, pjesa më e madhe e batalionit kaloi në zonën e Plavës dhe të Gucisë, në Malin e Zi. Gjatë lëvizjes u rrethua në Theth nga forca armike, çau rrethimin dhe nga fundi i tetorit fiiloi veprimet në zonën e Gucisë, në bashkëveprim me forcat partizane maiazeze. Pjesa e batalionit që mbeti në Malësinë e Shkodrës, në nëntor 1943 dha dy goditje kundër forcave armike në rrugën Shkodër-Koplik dhe zhvilloi luftime të ashpra me forcat gj ermane-mercenare, që sulmuan fshatin Vorfë, ku ishte baza e batalionit. Në dhjetor 1943 të gjitha forcat e batalionit u bashkuan dhe u përqendruan në Malësinë e Gjakovës. Në bashkëveprim me forcat partizane të Tropojës dhe forcat partizane kosovare, siguroi zhvillimin e Konferencës I NÇ të Kosovës, që u mblodh në fshatin Bujan (Rapaj) më 31.12.1943. Në bashkëveprim me forcat partizane e forcat vullnetare të Tropojës dhe ato kosovare, mori pjesë në luftimet për të thyer operacionin «Pik» të nazistëve gjermanë (shih) Së bashku me forcat e D.J S (shih) mori pjesë në pritat e organizuara në rrugën Kukës-Prizren, në rrethimin e asgjësimin e forcave mercenare të Gani Kryeziut. Me çlirimin e plotë të Tropojës, batalioni në tetor u kthye përsëri në qarkun e Shkodrës, ku veproi në zonën Postribë-Reç-Bogë, bashkë me batalionin II të Shkodrës që ishte organizuar në Rjoll, në shtator Të dy batalionet u rreshtuan në Grupin Partizan të Shkodrës. Në përbërje të Grupit mori pjesë së bashku me forcat e D. II S për çlirimin e Shkodrës. Pas kësaj B.P. «Perlat Rexhepi» u rreshtua në Bt.XXVII S (shih)
(B.I.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Batalioni Partizan Ferlat Rexhepi