BATALIONI PARTIZAN FUAT BABANI
✤ U formua më 10.5.1943 në fshatin Hoçisht të Devollit, mbi bazën e Çetës Partizane të Devollit dhe me vullnetarë të rinj të kësaj krahine e nga qyteti i Korçës. Ndër veprimet luftarake kryesore të tij ishin: pjesëmarrja në luftën e Leskovikut (shih) më 16-17 maj 1943; luftimet në Kuqar të Përmetit më 1-5 gusht (shih Lufta e Përmetit); prita në Biqëll në afërsi të katundit Gollomboç fë Prespës më 4.8.1943 kundër një kolone të madhe armike, e cila u dëmtua rëndë në njerëz dhe material luftarak, duke u zënë 60 robër, midis të cilëve 12 oficerë. Më 11.9.1943, në bashkëveprim me forcat vullnetare e territoriale, mori pjesë në çlirimin e Bilishtit. Së bashku me forcat vullnetare të Devollit, theu operacionin ndëshkimor të gjermanëve, të cilët pasi lanë mjaft ushtarë të vrarë e disa robër, u detyruan të tërhiqeshin në Bilisht e në Korçë. Në fillim të tetorit, në bashkëveprim me forcat e tjera partizane zhvilloi luftime kundër forcave gjermane-balliste, që ndërmorën një operacion ndëshkimor në krahinën e Mokrës, si dhe në Babje e në Gurin Kamjes, ku armiku u detyrua të tërhiqej në Pogradec e në Korçë. Më 28.9.1943 for-cat e B.P. «Fuat Babani» goditën në grykën e Kapshticës një kolonë armike, që vinte nga Greqia (Foilorina), së cilës i shkaktuan shumë dëme në njerëz e në teknikë. Me rritjen e efektivit, nga radhët e tij u dërguan partizanë në disa brigada sulmuese. Më 16.10.1944 i gjithë batalioni u rreshtua në Br.lX S (shih). (V.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Batalioni Partizan Fuat Babani
[cite]