BATICA DHE ZBATICA

(deti)

Gjatë ditës, uji në dete nuk qëndron gjithmonë në të njëjtin nivel: niveli i ujit ngrihet dhe zbret. Ngritja e ujit të detit quhet baticë, ndërsa tërheqja e tij nga bregu quhet zbaticë. Deti Mesdhe, që është një det shumë i mbyllur, ka një ndryshim shumë të vogël të nivelit të ujit. Kur detet dhe oqeanet janë shumë të hapura, ndryshimi i niveleve të ujit gjatë baticës dhe zbaticës mund të arrijë në disa periudha edhe 15 metra, sikurse në brigjet e Gadishullit Kotanten, në Normandinë e Poshtme. Por, meqenëse deti në disa vende është më i lartë e në disa të tjera më i ulët, midis këtyre dy niveleve krijohet një rrymë e gjerë batice, shpejtësia e së cilës mund të arrijë mbi 20 kilometra në orë. Shkaku kryesor i baticave dhe i zbaticave është tërheqja që ushtron Hëna mbi ujin e deteve dhe të oqeaneve.

Qielli – Deti – Toka

[cite]