MIRAZHI

(toka)

Nganjëherë verës. nën diellin përvëlues. të duket sikur shikon larg në rrugë njolla uji që pasqyrojnë qiellin. Këto pamje të gënjeshtërta, që i detyrohen nxehtësisë, janë mirazhet: uji në rrugë në fakt nuk ekziston. Uji i liqenit pasqyron rrezet e dritës dhe jep shëmbëllimin e përmbysur të bimëve që rriten në brigjet e tij. Edhe një shtresë ajri mund të pasqyrojë rrezet e dritës dhe të japë shëmbëllimin e përmbysur të një pamjeje të largët. Dukuria e pasqyrimit ndodh kur ajri i mbinxehur nga toka ndeshet me një shtresë ajri të freskët. Sipërfaqja ndarëse vepron si pasqyrë dhe pasqyron për shembull, në rrugë, një pjesë qielli të kaltër.

Qielli – Deti – Toka

[cite]