OQEANI BOTËROR

(deti)

Të gjitha detet dhe oqeanet e rruzullit tokësor janë të lidhur me njëri-tjetrin. Ato formojnë një masë të tërë ujore, që zë 3/4 e sipërfaqes së Tokës dhe quhet me një emër të vetëm: Oqeani Botëror. Oqeani Botëror përfshin në radhë të parë të katër oqeanet e rruzullit tokësor: Oqeanin Paqësor, Oqeanin Atlantik, Oqeanin Indian dhe Oqeanin e Ngrirë të Veriut si edhe detet e ndryshme. Detet dallohen prej oqeaneve ku bëjnë pjesë nga një sërë vetish si kripësia, temperatura, thellësia etj.

Qielli – Deti – Toka

[cite]