BERANI FASLI


BERANI FASLI
✤ (? -ip53). Veprimtar i dalluar i luftës për çlirim e bashkim kombëtar të shqiptarëve në Kosovë e në vise të tjera në Jugosllavi dhe për vendosjen e një regjimi demokratik në Shqipëri. Lindi në një familje të varfër fshatare të Klinës (Drenicë). U bë bashkëluftëtar i A.Galicës (shih) dhe një nga drejtuesit kryesorë të çetave patriotike të krahinës së Drenicës. Gjatë viteve 1919-1924 u dallua në luftën kundër xhandarmërisë, ushtrisë dhe çetnikëve serbë. Në mungesë të A.Galicës në disa raste ai drejtoi çetën kryesore të Drenicës. Pas vrasjes së Azemit, së bashku me Shote Galicën e Mehmet Delinë i vazhduan edhe për disa kohë aksionet në krye të luftëtarëve të Drenicës. F.B. përkrahu lëvizjen antizogiste e demokratike në Shqipëri. Më 1922 mori pjesë në luftimet kundër forcave zogiste të M.Bajraktarit.

(M.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Berani Fasli


[cite]