BUDA ALEKS
✤ Historian i shquar, profesor, Kryetar : Akademisë së Shkencave të RPSSH (1972), Mësues i Popullit. Ka lindur më 1911 në Elbasan, studimet e mesme e të larta i bëri në Austri, më pas punoi si mësues në shkollat e mesme në Korçë e Tiranë. Mori pjesë në Lëvizjen ANÇ dhe u zgjodh nënkryetar i Këshillit ANÇ të qarkut të Elbasanit më 1944. Pas Çlirimit ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare (1945-1946) dhe që nga v. 1946 ka punuar vite me radhë në fushën e shkencës e të arsimit të lartë. Ka dhënë ndihmesë të çmuar veçanërisht në fushën e historisë mesjetare shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare. Është bashkautor dhe redaktor përgjegjës në tekstin e Historisë së Shqipërisë, vëll. 1959 (Çmimi i Republikës i kl. I) dhe vëllimi (1965). Është autor i një vargu studimesh për periudha të tjera të historisë së Shqipërisë, veçanërisht për atë të Skënderbeut, për etnogjenezën e popullit shqiptar etj., si dhe i shkrimeve publicistike-historike e filologjike-Ietrare. Deputet në Kuvendin Popullor në disa legjislatura (që nga v. 1950), anëtar i kryesisë së KëshiIlit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë.
(Xh. Ll.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Buda Aleks
[cite]