BUDI PJETËR


BUDI PJETËR
✤ (1566-1622). Shkrimtar i letërsisë së vjetër shqiptare dhe klerik. Lindi në Gur të Bardhë të Matit. Ishte autodidakt, por i pajisur me kulturë të mirë për kohën. U ngarkua me detyra të rëndësishme kishtare, deri peshkop i Sapës dhe i Sardës (Shqipëri e Veriut). Me gjithë petkun fetar P. B. ruajti gjithnjë të gjalië frymën e atdhetarizmit, u përpoq edhe të organizonte një kryengritje të gjerë kundër osmanëve por këtij qëllimi nuk ia arriti dot. Me oërpjekje të mëdha arriti të botonte në Romë tri vepra në gjuhën shqipe: Doktrina e kërshtenë (1618), Pasqyra e *ë rrëfyemit (1621) dhe Riraa’. ronan (1621). Është më prodhimtari ndër poeië: e parë shqiptarë. Në pjesën e dytë të ‘Doktrinës së kërshtenë» janë përfshirë 10 vjer-~p të tij. «Pasqyra e të rrëfyemit», që përmban . udhëzime mbi ritin katolik të rrëfimit, nuk është një përkthim i thjeshtë; aty autori ndër të tjera, flet edhe për doke e zakone të vendit në atë kohe. cë paraqesin interes për historinë, etnografinë dhe si fillime të prozës shqipe. Në faqet e fundit të veprës, në një letër të gjatë (afro 70 faqe), plot dashuri për vendlindjen e popullin, P.B. ankohet për mungesën e shkollave dhe për plogështinë e klerit që nuk përpiqej t’u hapte sytë bashkatdhetarëve. Vepra e gjerë e P.B., me një gjuhë të pasur e të punuar, ka rëndësi sidomos për studimet historike të gjuhës shqipe.

(Sh. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Budi Pjetër

[cite]