BUDULLA
✤ Fshat në rrethin e Krujës, në vazhdim të kodrave të Prezës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Bilaj (shih). Përmendet në burimet e shkruara qysh në shek. XV. Këshilli NÇ u ngrit në dhjetor 1942. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1950. Ka drejtim kryesor prodhiinin e drithrave të bukës. Ka arritur të marrë rendimente të larta në grurë, misër, oriz. B. ka shkollë 8 vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal. Është stacion i hekurudhës Tiranë-Shkodër.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Budulla
[cite]