DASHI ILIA


DASHI ILIA
✤ (1956-1976). I ri revolucionar, marinar i Flotës Luftarake Detare, shembull i lartë vetëmohimi për mbrojtjen e pasurisë socialiste. Hero i Popullit. Lindi në fshatin Poro të Myzeqesë. U dallua për disiplinë të ndërgjegjshme e punë të palodhur në hekurudhë, në Uzinën e Sodës Kaustike në Vlorë si dhe gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në Flotën Luftarake Detare. Duke u ndodhur në postin e tij luftarak, kreu një akt të lartë heroizmi: u turr në mes të flakëve që kishin shpërthyer papandehur për të shpëtuar nga zjarri anijen «Sami Frashëri» dhe shokët e vet. Ra në krye të detyrës më 19.7.1976. Akti heroik i I. D. u bë shembull i lartë frymëzimi për gjithë efektivin e Forcave të Armatosura të RPSSH dhe rininë e vendit. (M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dashi Ilia


[cite]