(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Në ligjërimin biblik: “shpallja e lavdisë së Zotit për njerëzimin; lutje Zotit përpara fillimit të një pune shumë të rëndësishme. Shprehja e plotë e besimit në Zotin. Në ritualin Lindor dhoksologjia është mesha më e rëndësishme prej të gjitha meshëve të vitit. Meshë që celebrohet vetëm prej jerarkëve të lartë (mitropolitë e të tjerë). Në letrën e Palit Romakëve (16:25-27) pjesa përmbyllëse quhet “dhoksologji” dhe nëntitullohet “Lavdi Zotit!”:“Atij që mund t’ju forcojë/ Sipas Ungjillit tim dhe predikimit të Jezu Krishtit / sipas zbulesës së misterit / mbajtur fshehur për kohë të amshuara / por tani shfaqur – dhe me anë /të shkrimeve të profetëve / me urdhër të hyjit të amshuar / iu lajmërua mbarë popujve paganë / për t’i bindur në besimin e fesë – / një të vetmi Hyj, të gjithëditurit / i qoftë, nëpër Jezu Krishtin lavdi / në agim të shekujve, amen”.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë