(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Term i letërsisë kishtare. Zakonisht përdoret në shumës:dhuratat. Tek autorët e vjetër dhe tek arbëreshët:“dhurëtiljetë”. Të tilla janë shtatë dhe mbiquhen “dhurata të shpirtit të shenjtë”:urtësia, mençuria (inteligjenca), këshilla, forca, dija (shkenca), mëshira dhe frika e Perëndisë (“dhurëtiljë e dresë së Tinëzot”, Matranga).
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Dhurata" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/dhurata