(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Term i arkivistikës. I përgjigjet greqishtes “autograf” dhe termit ndërkombëtar “manuscript”. Përdoret për të treguar një akt të shkruar, që ka karakterin e një vepre të plotë, që nuk është shkruar për t’u botuar. Eshtë përdorur, nga disa studiues (Ilo Mitkë Qafëzezi) edhe forma “shkresëdorë”, kalk prej “autograf”, por jo i qëndrueshëm gjuhësisht. Dypapat-i:Periudhë historike kritike në jetën e Kishës katolike. Për shkak të mosnjohjes së autoritetit papnor të atit të shenjtë papa Urbani VI, i cili apostoloi në vitet 1378-1389; u shpall papë, me qendër në Avinjon, me përkrahjen e francezëve anzhuinë, Klementi VII, i cili apostoloi paralelisht në vitet 1343-1382. Një pjesë e familjeve fisnike shqiptare, duke përfshirë Topiajt, njohën autoritet papnor Klementin VII, i cili herë-herë quhet edhe “pseudopapë”. Dypapati parapriu lëvizjet e mëdha që ndodhën në jetën e kishës me shpërthimin e Reformës.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë