DORËSHKRIMI GREQISHT [EN GREC] NGA BERATI I SHQIPËRISË Codex Purpureus F 1
PIERRE BATIFFOL
I.
Berati2 është një qytet i vogël osman [i Perandorisë Osmane], i vendosur në hyrje të qafëmalit
Apsus [Osumi i sotëm]. Për të arritur në Berat nga porti më i afërt, Vlora, duhen pesëmbëdhjetë
orë kalërim; rruga pothuajse nuk ekziston fare. Qyteti është i besimit musliman; nga larg
dallohen minaret, të cilat zgjaten mbi shtëpitë e bardha dhe kopshtet e tyre; në hyrje të qytetit
ndeshim varrezat e vjetra të të parëve. Tregu është në qendër të qytetit: ndeshim haxhi dhe
hoxhë me turban në kokë, ushtarë dhe zyrtarë turq; herë pas here edhe gegë e vllehë, tregtarë
nga rrethinat e Elbasanit; përfundimisht edhe shumë hebrej, të cilët dallohen nga fesi i zi; por,
gjithsesi, dominojnë shqiptarët dhe gjuha shqipe. Pjesa e qytetit të vjetër është e rrethuar me
mure gjysmë të rrënuara nga koha bizantine; këtu është lagjja “Kala”, tokë e grekëve
[ortodoksëve], e të krishterëve, në të cilën nuk gjejmë asnjë gjurmë të xhamive apo pazarit,
ngaqë banorët janë të gjithë grekë [ortodoksë]. Në këtë pjesë ndodhet edhe shtëpia e
ipeshkvisë, e quajtur “Mitropolia e shenjtë”. Zbrita tatëpjetë në brendi të kalasë, ku mora me
qera një shtëpi, dritaret e së cilës shikonin bedenat e kalasë; kisha përshtypjen sikur po
vështroja jetën mesjetare bizantine, “në themën Beratase”3 .
Në “mitropoli” [ipeshkvi] më priti mitropoliti ortodoks, shkëlqesia e tij, prelati i shumëditur,
imzot Anthime Alexoudis. Peshkopi i mitropolisë së shenjtë i ishte përkushtuar arkeologjisë,
kur këtë ia lejonin punët dhe detyrat e shumta zyrtare. Është anëtar i jashtëm i Sinodit të
Stambollit [i Patrikanës?!], ku çdoherë e thërrasin me nofkën: “miku i artit “, nofkë të cilën
imzot Anthime Alexoudis vërtet e meriton. Ka zbuluar disa mbishkrime, ka botuar disa
medalione4 ; në shtëpinë e tij ka një koleksion modest, me shumë eksponate antike, me një
vlerë të jashtëzakonshme5 , koleksion që i bën nder të veçantë Mitropolisë.
Vetë qyteti i Beratit nuk është vendbanim antik, ngase nuk janë zbuluar mbishkrime, ndërtesa,
apo gjëra të tjera nga lashtësia6 . Në qytet kanë arritur disa eksponate nga antikiteti, por jo
shumë të rëndësishme. Mirëpo në qytet ruhen disa dorëshkrime, të cilat janë tepër të veçanta
dhe shumë të vjetra. Është e domosdoshme të theksoj se si i kam zbuluar dhe kush më ka
treguar për ekzistencën e tyre7 .
Kur, në vitin 1875, [Ludovico] Duchense ishte i ngarkuar me delegacionin që do të shkonte në
malin Athos [Malin e Shenjtë], u shkëput nga rruga dhe vajti deri në Patmos për të përshkruar
disa pjesë të dorëshkrimit në greqisht, N, të Testamentit të Ri [sot “Codice N Vaticana”?],
kustosi i bibliotekës së “Théolog-ut”, imzot Sakkélioni, i cili tash jeton në Athinë, i tërhoqi
vëmendjen për një vëllim tjetër të një dorëshkrimi greqisht, për të cilin mendonte se ishte i
ngjashëm me pjesët e dorëshkrimit N, ngaqë, sikurse ky i fundit, ishte i shkruar me shkronja
argjendi dhe në pergamenë të purpurt. Duke shënuar këtë të dhënë, Duchense e përmend
këtë dorëshkrim vetëm një herë, në vitin 1881, në një studim të tij kritik, si një kujtim të veçantë8 .
Në Greqi ky njoftim nuk ka shqetësuar askënd, por në Gjermani9 po; dhe mund të thuhet se
në vitin 1884 Duchense ishte i vetmi i cili në botën shkencore kishte njohuri për ekzistencën
e këtij dorëshkrimi [në pergamenë] të purpurt. Kur më ftoi që ta shikoj, kam kërkuar shënime
plotësuese, të cilat m’i ka ofruar Sauvaire, konsulli francez në Janinë, me anë të letrës së
datës 27 nëntor 1884, ku ndër të tjera shkruan: “Ipeshkvi i mitropolisë së Beratit, imzot Anthime
Alexoudis, para disa vjetësh, ka botuar në gjuhën greke studimin: “Description abrégée et
historique de la sainte métropole de Belgrade, aujourd’hui Bérat”10 [Vështrim i shkurtër historik
i mitropolisë së shenjtë të Belegradit, Beratit të sotëm], vepër kjo shumë pak e njohur dhe,
sipas mendimit tim, nuk ekziston asnjë përkthim [i saj] në ndonjë gjuhë tjetër. Vepra ka këtë
përmbajtje (marr guximin të bëj një përkthim fjalë për fjalë të saj):
“Kap. IX. Dorëshkrime të vjetra në pergamenë. Mitropolia e Beratit ruan edhe disa dorëshkrime
dhe libra të shenjtë:
1. Ungjillin e shenjtë, i cili ruhet në kishën e ungjillizimit [në terminologjinë zyrtare të kishës së
ritualit Lindor – evangjelista] në kalanë e Beratit, të cilin të gjithë besimtarët e krishterë e
besojnë dhe e nderojnë, sipas traditës së lashtë, si dorëshkrimi i atit tonë, Shën Gjon Gojartit,
kryeipeshkvit të Kostandinopojës, për festën e të cilit, çdo vit, këndohet mesha e shenjtë
ipeshkvnore. Gjatë gjithë kësaj kohe, sa zgjat kjo meshë, dorëshkrimi është i ekspozuar për
besimtarët, që të gjithë të mund ta shikojnë, ta puthin, ta nderojnë, duke u përkulur para tij me
respektin më të madh. Shkronjat e këtij ungjilli të shenjtë janë të shkruara me flori [të gjitha
janë maiuscule], si dhe të gjitha inicialet e çdo kapitulli. Në fillim të çdonjërit nga të katër
ungjijtë është portreti i ungjillorit, i punuar prej floriri.
2. Ungjilli i dytë, po ashtu, është shumë i vjetër dhe përmban vetëm tekstin e ungjijve sipas
Mateut dhe sipas Markut. Ruhet në Kishën e Shën Gjergjit, në të njëjtën famulli. Shkronjat
janë prej argjendi të shkruara në pergamenë me ngjyrë qershie [të kuqe] të mbyllur, ndërsa
inicialet janë të shkruara me flori dhe argjend, të vëna në rreth dhe brenda kornizës. Në
njërën anë të kopertinës është, me shkronja të një kohe shumë të lashtë, e shkruar kjo fjali:
“Shikojini shkronjat e këtij ungjilli, të shkruara me dorën e vetë Shën Gjon Gojartit, kur ishte
meshtar i ungjillit në atdheun e tij në Antioki…”.
3. Një dorëshkrim tjetër ungjillor, mjaft i madh dhe shumë i rëndë, i lidhur me kopertina prej
argjendi, sikurse edhe dy të parët, është pronë e kaptolit11 tonë. Në të njëjtën kishë ruhet
edhe një ungjill tjetër i formatit të vogël, i shkruar në pergamenë.
4. Në fund fare ekzistojnë edhe dy dorëshkrime të ungjijve, në pergamenë të bardhë, të cilët
ruhen në kishën e Mangalemit12 .
Me këtë pjesë të veprës së Alexoudis-it ne u njohëm me dorëshkrimet ungjillore të Beratit.
Mendoj se është e domosdoshme të [shpjegoj diçka këtu fillimisht], ngase duhen sqaruar
disa hipoteza të dyshimta, për të cilat më ka folur në Athinë Sakkélioni 13 . Ky pretendon se
zbulimi i parë i Beratinus-it i takon Alexoudis-it dhe, për të përforcuar një ide të tillë për ipeshkvin
arkeolog, bën citimin e këtyre radhëve, të cilat ne i përkthyem, duke pretenduar se [më parë]
nuk kishte asnjë njohuri për këtë, gjë që hapur vërehet se nuk është e saktë.
II.
Koleksioni i dorëshkrimeve që gjenden në Berat është i ndarë në grupe të ndryshme. Secila
kishë, dhe të tilla janë disa, ka disa dorëshkrime të këtyre librave liturgjikë, si, p.sh., Kisha e
Shën Gjergjit dhe kisha e ungjillizimit [evangjelistës]. Posaçërisht duhet theksuar se ipeshkvi
është pronar i disa dorëshkrimeve, të cilat i ruan në shtëpinë e tij, në ipeshkvi [mitropoli]. Por,
para se të merremi me Beratinus-in, më parë të ndalemi tek disa çështje të tjera që lidhen
me këto dorëshkrime.
Disa dorëshkrime janë të zakonshme: të gjitha që kam mundur të shikoj ndodhen te
kryeipeshkvi [mitropoliti] dhe janë në rrëmujë të vërtetë, të lëna pas dore dhe në gjendje tepër
të rëndë. Më janë dhënë me shumë rezerva, kështu që kam qenë i detyruar t’i shikoj në orët
e fundit të qëndrimit tim në Berat. Ia kam arritur që të bëj një përshkrim shumë përmbledhës,
edhe pse nuk jam shumë i sigurt nëse ia kam arritur t’i shikoj të gjitha.
Të gjitha këto dorëshkrime janë me tematikë kishtare. Kam shikuar tre vëllime dorëshkrimesh.
Vëllimi i parë [I] është dorëshkrim në letër, format in quatro, një dorëshkrim i shekullit të 15-të;
Vëllimi i dytë [II] është diçka më i vjetër se i pari, gjithashtu është dorëshkrim në letër, format
i vogël, in folio;
Vëllimi i tretë [III] daton aty nga fundi i shekullit të 12-të ose fillimi i shekullit të 13-të, është
format i vogël, in folio, sikur i mëparmi, por është i shkruar në pergamenë.
Do të veçoja [veç këtyre] dy vëllime me homilie [libër me omilie].
I pari [IV] është koleksion i dorëshkrimeve të Ungjillit sipas Markut, në lëkurë viçi [pergamenë],
format i madh, in quatro, një dorëshkrim nga fundi i shekullit të 12-të ose fillimi i shekullit të
13-të.
Vëllimi i dytë [V] është i ruajtur mirë. Ky dorëshkrim është koleksion homeliesh [omilie] të
Shën Gjon Gojartit, për Shën Gjonin; dorëshkrimi është në lëkurë viçi, me dimensione 22 cm
x 15 cm. Vëllimi ka 370 fletë me nga një kolonë për fletë (20 rreshta për çdo kolonë).
Përafërsisht është i së njëjtës kohë me atë të mëparshmin [IV].
Së bashku me këto pesë grupe dorëshkrimesh, duhet shtuar edhe: një koleksion rregullash
dhe dispozitash kishtare [kanon, nomokanon], me format in quatro nga shekulli i 15-të [VI];
një leksion [lectionary – fragment ungjillor apo Logos – ligjëratë patrologjike?] i dëmtuar nga
membrana [pergamenë], gjithashtu format in quatro nga shekulli i 13-të;
[VII] një diptik i dëmtuar shumë rëndë, i lidhur me kopertina druri me dimensione 22 x 15 cm,
nga i cili janë të ruajtura vetëm 77 fletë, dorëshkrimi i të cilit është nga fundi i shekullit të 14-
të. Ky libër, diptik, është vepër e famullisë Philanthopa, sipas të dhënave që gjejmë në titull:
Fillimi i diptikut nga famullia e Philanthop-it, dhe kjo famulli ndodhet në Janinë14 , siç më kanë
dëshmuar të tjerët.
[VIII]. Një diptik tjetër, përafërsisht nga e njëjta kohë, në një gjendje edhe më të keqe se i
mëparshmi, nga i cili na janë ruajtur vetëm 23 fletë, me dimensione 21 cm x 14 cm, i takon
Kishës së Shën Gjergjit, (Diptiku i Kishës së Shën Gjergjit);
Këtij dorëshkrimi do t’i kthehemi edhe njëherë më vonë.
[IX]. Në fund, do të tërheq vëmendjen edhe mbi dy dorëshkrime të cilat kanë të bëjnë me
Shkrimin e Shenjtë:
Njëri dorëshkrim përmban Veprat e Apostujve [X]; ky ka 98 fletë; është i shkruar në pergamenë
dhe ka dimensionet: 22 cm x 16 cm. Çdo fletë përmban nga një kolonë, të shkruar me 17
rreshta. Është i shkruar me një kaligrafi të bukur korsive, nga shekulli i 12-të, ndërsa vetë
dorëshkrimi mban si datë krijimi vitin 1158 [përkatësisht: viti i krijimit të botës, sipas pikëpamjes
së kishës Lindore, shkurt a.m.-anno mondi-6666]. Dorëshkrimi është i shoqëruar me shënime
anash, në pjesën pa tekst, dhe është i zbukuruar me fije floriri të lidhura.
Pastaj kemi një ungjill [XI] të shekullit të 11-të, i shkruar në membranë [pergamenë], me një
kaligrafi të bukur korsive, i cili ka 255 fletë, me dimensione: 21 cm x 16 cm. Çdo fletë përmban
një kolonë, të shkruar me 25 rreshta. Dorëshkrimi ka katër ungjijtë, sipas rendit kanonik të
pranuar. I mungon letra e Caprianus-it [Karpianit]; në fillim të çdo vëllimi ndodhen kanonet
[tabelat] e Euseb-it, ndërsa në vetë tekstin, afër margjinave, janë shënimet e kapitujve të
Amonijev-it dhe Euseb-it. Katër miniatura të tipit të thjeshtë paraqesin katër ungjillorët; ndërsa
dekorimet janë plotësuar me disa shirita të pafinesë15 .
Krahas këtyre dorëshkrimeve të zakonshme duhet të paraqes edhe disa dorëshkrime
kaligrafike me një rëndësi të veçantë.
Në paralagjen Mangalem, në hyrje të urës së lashtë të Beratit, u njoftova për restaurimin e një
kishe që mbante emrin Fjetja e Shën Mërisë, që ishte bërë kohë më parë.
U njoftova se aty ruhej një ungjill nga shekulli i 4-t16 . Jam futur me plot emocione në kishë dhe
kam gjetur një ungjill që ka të paktën 8 shekuj [XII]. Ky është një dorëshkrim në pergamen me
260 fletë në in quatro; i shkruar me një korsiv, dhe i takon shekullit të 12-të. Teksti përmban
katër ungjijtë sipas rendit kanonik të pranuar. Fillon me një kanon të Euseb-it; ndërsa anash
tekstit janë disa shënime, së bashku me krerët sipas Amonijev-it dhe Euseb-it. Në fillim
dorëshkrimit i janë shtuar 20 fletë letre, në të cilat një dorë [e mëvonshme], e kohës së
vendosjes së këtyre fletëve, ka shkruar: Synaxaire. Në vëllim janë katër miniatura që shtrihen
në tërë faqen, të cilat paraqesin katër ungjillorët, në sfond floriri, të cilët janë të punuar me
ngjyra shumë të bukura. Kapitujt janë të zbukuruar me shirita të hollë, ndërsa kanonet e
Euseb-it janë të vëna mes kornizash me shtylla të zbukuruara me lule dhe portikë17 . Çdo
fletë e zbukuruar me dekorime është e mbuluar me mëndafsh të lashtë me vel purpuri18 .
Dorëshkrimi mban këtë shënim: “Ky është një ungjill nga famullia e shenjtë Eleusi ose famullia
e re. E shkroi: shumë i dashuri, i shenjti, i denji mbret, zoti Theodor Komnen Laskari, i
ashtuquajturi Gjon Engjëlli, për shkak të mbrojtjes së shenjtit dhe engjëllit, monarkut Kalinik.
Ju, që këtë do ta lexoni, luteni që përmes të plotëfuqishmit, t’i kërkoni Zotit, që të na
mëshirojë”19.
Kuvendi i cekur është [Zonja Shën Mëri e mëshirës], ose ndoshta është i njëjti me atë nga
Mesebrija20 .
Selia ipeshkvnore ruan edhe një ungjill të shkruar në pergamenë, që është i veshur me
kopertina argjendi [XIII]. Ky ka 310 fletë, me dimensione 35 cm x 28.5 cm, dhe është i shkruar
në dy kolona. Është i shkruar me shkronja korsive të mëdha. Eshte dorëshkrim i shekullit të
11-të ose i fillimit të shekullit të 12-të. Inicialet janë jashtë kolonës së tekstit në një lartësi e cila
varion nga 3.5 cm deri në 5 cm; këto janë të praruara me flori dhe të plotësuara edhe me
ngjyrë blu të hapur [ngjyrë bojë qielli]. Edhe titujt janë të praruar me flori, por të shkruar me
shkronja të vogla, me një theksim të veçantë cinoberik. Çdo pjesë është e ndarë nga tjetra
me shirit floriri dhe ngjyrë blu të hapur21 .
III.
Këtyre dy dorëshkrimeve kaligrafike duhet t’u bashkangjiten edhe dy dorëshkrime të tjera, të
një forme tjetër, tepër të veçanta:
– Liturgia argentea dhe
– Codex aureus Anthimi.
Ekziston një numër shumë i vogël i dorëshkrimeve të krysografisë bizantine22 . Citohen një
psaltir që gjendet në Londër, një ungjill i Firences dhe një tjetër i Shën Petërburgut. [Nga
këta], ky i fundit është i vetmi në purpur dhe në lëkurë viçi [pergamenë]23 . Shto këtu edhe
fragmentin e Uspenskit24 , nuk kemi njohuri për dorëshkrime të tjera25 . Dorëshkrimet me
sfond të purpurt, të shkruara me ngjyrë argjendi, nuk janë shumë të përhapura26 : Janë të
njohur vetëm libri i Gjenezës [Genesis, Vjenë]; psaltiri i Zyrihut, ungjilli Patmos-it, ungjilli i
Rossana-s dhe, nëse këtyre u bashkangjisim edhe fletët e palimpsestit nga Dublini27 dhe të
ungjillit të Vjenës [nga shekulli i 12-të], do të kemi një katalog përfundimtar të dorëshkrimeve
të njohura me pergamenë të purpurt, të shkruara me ngjyrë argjendi. Koleksioni i Beratit na
mundëson zgjerimin e këtij inventari me tre dorëshkrime të reja.
I. I pari nga këto dorëshkrime është pronë e imzot Alexoudis-it. Nuk kam arritur të zbuloj
origjinën e tij. Ky është: Liturgjia e shenjtë e Shën Gjon Gojartit [Chrysostome], shkruar me
germa korsive të bukura, për të cilin mund të thuhet pa asnjë dyshim se është i shekullit të
12-të28 . Ngjyra është e argjendtë, por emrat e shenjtorëve dhe përkujtimorja [dedikimi] janë
të praruar në flori, sikur edhe vetë titulli. Teksti nuk është i shkruar në fletë, por në role të
purpurta pergamene, me gjatësi prej dy metra e tetëdhjetë e pesë centimetrash [2.85 m] dhe
gjerësi prej njëzet e gjashtë centimetrash [26 cm]. Pjesa e jashtme, poshtë, është e dëmtuar;
është e shkruar në të dyja anët e rolesë, në një kolonë të gjerë trembëdhjetë centimetra [13
cm]. Përkujtimorja [dedikimi] është e rimuar, si në vijim:
mnhsqhti ke kai29
tvn svn doulwn; nikolaun
elenhV; grhgoriou; nikol
anastasiaV a; nataliaV a;
upatiaV; zenhV a; dhmh
triou kai annhVx30
II. Dorëshkrimi tjetër, të cilin në shenjë nderimi për imzot Anthime Alexoudis-in ne do ta
emërtojmë: Codex aureus Anthimi, i takon kishës së ungjillizimit (ekklhsia tou euaggelismou
thV qeotokou)31 dhe llogaritet autograf [me shkrimin e dorës] i Shën Gjon Gojartit32 . Është i
lidhur në kopertina argjendi të shtypur, fijet e të cilit sot janë të grisura. Dorëshkrimi ka 413
fletë, të lidhura nga 4 në një arak. Secila fletë ka dimensione prej 24 centimetrash lartësi dhe
19 cm gjerësi; ky është dimension i formatit të vogël: in quatro. Pergamena është shumë e
fortë, është e ngjyrosur me ngjyrë të purpurtë me theks blu në të hapur [ngjyrë bojë qielli], pa
theksime të zakonshme të elementeve të vjetra të së purpurtës, përmes llumit [mushtit] të
verës ose trëndafilit33 . Ngjyra është e artë. Çdo faqe ka nga një kolonë tekst, ndërsa kolona
ka 17 rreshta si edhe te Codex Theodoræ në Shën Petërburg. Gjerësia e margjinave është
42 milimetra në kokë, 65 mm në këmbë, 34 mm në pjesët e brendshme dhe 58 mm në
këndet e jashtme. Në margjina ndodhen shënimet e kapitujve të Amonijev-Euseb-it, të
ashtuquajtura kefalaia,34 . Në fillim të çdo ungjilli është një grumbull kefalaia35. Aq sa kam
mundur të gjykoj nga një krahasim pjesërisht i themeltë, teksti nuk dallon nga tekstet e tjera të
traditës bizantine; është i shkruar në mënyrë shumë korrekte. Shkrimi është një korsiv i
shkëlqyeshëm, në të cilin ekziston vetëm pika dhe asnjë shenjë tjetër pikësimi [në origjinal:
“interpunction”]. Megjithatë, në çdo fjalë janë të shënuara thekset. Dorëshkrimi ka të njëtën
formë si ai te Codex Theodoræ36; por, në të vërtetë, unë në mes tyre vërej një dallim të
rëndësishëm: në Codex Anthimi grafema [ ] ka të njëjtën formë që e ndeshim edhe në
shekullin e 9-të, kurse te Codex Theodoræ kjo shenjë merr zvetënim në formë unciali [ ], që
nuk kemi mundur ta gjejmë në fund të shekullit të 10-të37 . Pa asnjë mëdyshje, mund ta
vendosim Codex Anthimi në shekullin e 10-të38 . Në fillim të çdo kapitulli, te të katër ungjijt,
është nga një miniaturë e vizatuar me ngjyrë floriri; vetëm trupi, pjesërisht, është i punuar me
ngjyrë, e cila pothuajse tërësisht është fshirë. Korniza e çdonjërës figurë është paraqitur në
mënyrë gjeometrike, ndërsa portreti i ungjillorëve është i tipit të thjeshtë [naiv]39 .
IV.
Më në fund arrijmë deri te dorëshkrimi më i rëndësishëm i thesarit beratas; ai të cilit i është
vënë emri Beratinus, si pronë e Kishës së Shën Gjergjit dhe që është ruajtur në shtëpinë e
ipeshkvit. Debatet [e mia] rreth këtij dorëshkrimi janë botuar në Mélanges të shkollës frënge
në Romë. Këtu disa çështje janë botuar përsëri, me një numër të madh përmirësimesh dhe
korrigjimesh të të dhënave të ndryshme, si dhe me shtojca të tjera. Dëshirojmë që shqyrtimi
ynë të shikohet dhe vlerësohet në dritën e këtyre versioneve të reja.
Disponojmë vetëm dy dokumente të cilat mund të na ndihmojnë në ndriçimin e historisë së
Beratinus-it. Dokumenti i parë është nga Diptiku i Kishës së Shën Gjergjit [Kodiku nr. IX këtu,
sipas renditjes së autorit]40 , të cilin e kam përmendur më herët, pjesët e shkëputura të të cilit
ndodhen në shtojcë. Në kronikën e Kishës së Shën Gjergjit, [në anëshkrim], përmendet njëfarë
Skouripékis, “laik” [shekullar] nga Berati, i cili e kishte për nder që emri i tij ishte shënuar në
diptik, për shërbimet që i kishte bërë famullisë41 dhe qytetit në vitin 1356. Është shkruar se në
atë vit serbët kishin ndërmarrë një fushatë të ashpër kundër Beratit [Belegradit]42 , të cilën
qyteti nuk kishte qenë në gjendje ta përballonte. Me këtë rast është dashur që me çdo kusht
të shpëtohej thesari kishtar i Beratit dhe lutjes së murgut Théodoulos i ishte përgjigjur me
përkushtim Skouripéki. Ai, së bashku me murgun, kishin ngarkuar në “koshere” bletësh “27”
dorëshkrime me vlera të jashtëzakonshme, të cilat “i kishte Theologu” dhe Kisha e Shën
Gjergjit dhe i kishin vendosur në vend të sigurt.
Pason një regjistër i dëmtuar i dorëshkrimeve, i cili përmban libra liturgjikë dhe shërbese, një
regjistër të veçantë të dhuratave kishtare; një “psaltir të krijuesit” [ktitorit]; “katër ungjij nga
Bullgaria”[?]; dhe një vëllim dorëshkrimi të titulluar: “Katër ungjij të shkruar me dorën e Shën
Gjon Gojartit në argjend”43 .
Duke u mbështetur në shënimet e imzot Alexoudis-it44 , në fillim këtë dorëshkrim e kam
identifikuar si të njëjtë me atë të Codex aureus Anthimi. Por kuptimi i fjalës “i shkruar me
argjend”45 nuk lë vend për dyshim46 . Në të duhet të shikojmë sinonimin për “i shkruar me
argjend”47 . Atëherë [disa të dhëna rezultojnë] kundër mendimit të ipeshkvit beratas, i cili e
kishte shënuar si “ungjill i praruar me argjend”, ose i lidhur me argjend, çka në të vërtetë
kishte të bënte me Codex aureus. Në fakt, fjalia me këtë kuptim: “ungjill i shkruar me shkronja
argjendi” [sipas Alexoudes] duhej të shënonte vetëm Codex Beratinus. Por ndërkaq kemi
vërejtur praninë e dorëshkrimit tonë, në thesarin e “Théologu-t” të Beratit, që nga viti 1356.
Në kohën e sotme, emrin “Théolog” e mban vetëm një manastir, e ky është ai i Panagia
Ardéoussa. Por diptiku i Kishës së Shën Gjergjit na shërben si dëshmi se në shekullin e 15-
të ka ekzistuar një manastir në Berat me emrin e Shën Gjergjit dhe të Shën Gjonit-Ungjilltarit,
përkatësisht “Théolog-ut”, manastir i cili sot nuk ekziston më. “Théolog-u”, i cili kishte në
pronësi Codex F , nuk do të duhej të kërkohej dikund tjetër, pos në Berat. Na mbetet vetëm
edhe një gjë, që të interpretojmë edhe dokumentin e dytë, sipas të cilit ato që u pohuan më
lart për “Théologu-n” e Beratit janë identifikuar me atë të shquarin “Théolog” nga Patmosi48 .
Përmbajtja e dokumentit të dytë është shënimi49 i shkruar në fillim të Codex F që, sipas
mendimit tim, shkrimi është nga shekulli i kaluar [d.m.th. shekulli i 18-të]50 , pak më i hershëm
se sa lidhja e ungjillit me kopertinën e re [1805]. Analiza gramatikore e dorëshkrimit e vërteton
një parashikim të tillë. Lexojmë: “Shikojini, ju, o lexues, këto shkronja të shkruara me dorën
e Shën Gjon Gojartit në kohën që ishte meshtari i ungjillit … Shikoni ngjyrën e pakrahasueshme
të fletëve si dhe vizatimet e bukura të atyre shkronjave”!
Për të sqaruar unicial-in51 e formës së shkronjave, autori shton: “Gjatë kohës së Shën Gjon
Gojartit, shumë njerëz kanë shkruar me shkronja të ndara luta grammata52 dhe kanë
“harruar” të shënojnë “forcën” e shenjave të floririt [?]. Me këtë dëshiroj të theksoj veçanërisht
thekset e mprehta, ato të rënda dhe shenjat hundore, si dhe hakat e lehtë dhe të ashpër. Nga
të katër ungjijtë, të cilët përbënin një vëllim dorëshkrimi, kanë mbetur vetëm ai i Mateut dhe
i Markut, ndërsa pjesa që përmbante Ungjillin sipas Lukës dhe sipas Gjonit është zhdukur”.
Sipas kësaj ne njohim Codex F; por, ja edhe një rrëfim i pabesueshëm dhe jo i sigurt që na
shërbehet: “Themeluesi i “Théologu-t”53 e ka marrë këtë ungjill në manastirin e tij, për shkak
të një vizioni dhe një mrekullie “eneken qeaV kai qaumatoV “54 , ose edhe këtë: “për ta shikuar,
kundruar dhe për ta admiruar, veçanërisht në shenjë nderimi të Shën Gjon Gojartit; ndërsa
dëmtimi ka ndodhur në kohën kur frankët nga Kampanja [Champagne] kanë shkatërruar
librat e “Théologu-t” ”. Ky rrëfim bie ndesh me dy të dhëna, që janë kundërthënëse: Fjala
është për Beratin, nga vetë fakti se dorëshkrimi i kushtohet Shën Gjon Gojtarit dhe manastirit
të “Théologu-t”. Megjithëse lë për të kuptuar se rreziku erdhi nga “frankët nga Kampanja”
[Champagne], çfarë do të ishte shprehja e çuditshme që pason për një rrezik tjetër nga
“çetat e Napolit”55 , që kanë hyrë në Berat dhe kanë plaçkitur kalanë, ngase një gjë e tillë është
e padëgjuar56 . Aq më shumë, nëse ky fakt do të ishte i vërtetë, përkundër të gjithave sa
njohim nga burimet, kjo më së voni do të duhej të ndodhte në vitin 1281, derisa diptiku i
Kishës së Shën Gjergjit – dokument me më shumë vlerë se sa një shënim pa burim – dëshmitar
shumë i sigurt, na tregon vitin 1356, kur Codex F duhej të ruhej siç ishte, ende i plotë. Pas
kësaj vazhdon pohimi i të dhënave të tjera, që na ofron ky shënim, pa ndonjë mbështetje
historike dhe vlerë të rëndësishme historike.
Vetëm dy rreshtat e fundit mund të bënin përjashtim, ngase mund të pranohen si një dëshmi
vetjake. Ato mund të përkthehen në këtë mënyrë: “Ungjilli i “Théolog-ut”, [të cilin ai e kishte]
shkruar në Patmos, ka gjithashtu shkronjat e (pa)ndara, ashtu siç i kam shikuar me sy të
mi, në Efes”. Me fjalë të tjera, shkruesi i këtij shënimi pohon se në Efes ka shikuar një autograf
[?] të Shën Gjon Gojartit dhe dëshmon se shenjat grafike të ungjillit të përmendur janë të
ngjashme me ato të cilat i përkasin dorëshkrimit të Shën Gjon Gojartit. Kjo e dhënë nuk është
e pavlerë, por nuk na flet gjë për Beratinus-in.
Shkurtimisht, me shumë siguri, mund të pohojmë praninë e Codex F në Berat në shekullin
e 14-të. Ky është i vetmi përfundim për të cilin mund të themi me siguri se është i saktë; duke
u tërhequr nga hipotezat e mëparshme të pohuara, të shprehura me shumë rezerva.
V.
Codex Beratinus është në një kopertinë të re, e cila datohet në fillim të këtij shekulli [shekulli
i 19-të]. Kapakët brenda janë prej druri pishe. Frontespici është me dekorime argjendi të
gdhendura dhe të shtypura në sipërfaqe – punim i argjendarëve grekë [ortodoksë] me cilësi të
mesme. Ky mban shënimin: 1805. Faqet e para janë nga një letër e ashpër; e papastër [e
cila ishte e ruajtur në ndonjë tinar]. Në të janë ruajtur disa shënime. Faqen e parë e kemi
përshkruar dhe është në shtojcë, ndërsa dy të tjerat kanë një përshkrim të shkurtër të
dorëshkrimit, të shkruar me dorën e imzot Alexoudis-it. Si mbrojtje për faqen e parë, prej
lëkure viçi [pergamene], është vendosur një faqe letre, e shkëputur nga ndonjë ungjill i redaktuar
dhe i shtypur.
Dorëshkrimi numëron 190 fletë të pafaqosura57 , të cilat kanë qenë të lidhura fort, por si duket
libërlidhësi i ri ato gabimisht i ka prerë, në vend që t’ua linte këndet të lira dhe të paprera.
Fletët, të cilat në brendi kanë qenë të dëmtuara, ishin të përforcuara me një shirit të bardhë
letre; vetëm një fletë e kemi të lirë, dhe kjo është fleta me nr. 69. Fletët, të cilat kanë qenë të
dëmtuara horizontalisht apo vertikalisht, janë qepur me kujdes; pos fletët: 74, 115 dhe 134,
[të cilat] kanë mbetur në dy pjesë. Gjashtë faqet e para janë shumë të dëmtuara, shkronjat
janë të zbehura, ngjyra e purpurtë është zverdhur fare, për të mos thënë se është zhdukur;
por, që nga fleta 7, dorëshkrimi është në gjendje të shkëlqyeshme, pos fletëve 75-78, të cilat
janë të dëmtuara rëndë. Ungjilli sipas Mateut mbaron në kolonën e dytë të fletës 112 recto.
Fleta 112verso nuk është e shkruar fare; ndërsa fletët 113 dhe 114 përmbajnë krerët e Ungjillit
sipas Markut. Ungjilli sipas Markut fillon me fletën 115. Këndi i poshtëm i fletëve 115 dhe 116
ka qenë i shqyer; është i plotësuar me letër të thjeshtë; në të njëjtën mënyrë është vepruar
edhe me fletën 121. Në fletën 144 vërehet një vrimë e madhe, e rrumbullakët, karakteristike
për lëkurën e viçit. Shkruesi këtë gjë e kishte parasysh kur ka shkruar rreshtat përkatës.
Fletët 177 dhe 181 janë në gjendje tepër të keqe; por të gjitha të tjerat në vazhdim janë në
gjendje të shkëlqyeshme, pos 4 fletëve të fundit, të cilat janë në gjendje të ngjashme me 6
fletët e fillimit.
Është më se e qartë se dorëshkrimi një kohë të gjatë nuk ka qenë i lidhur dhe ka qenë nën
ndikimin e lagështisë dhe pluhurit, para se të restaurohet në vitin 1805. Në këtë mënyrë,
dorëshkrimi ka humbur 40 fletë, të cilat përafërsisht mund t‘i shpërndanim në këtë mënyrë:
(pos krerëve të Ungjillit sipas Mateut dhe kopertinave): Mateu, I-VI, 3 = 25 fletë përafërsisht;
Mateu, VII, 7 = 1 fletë; Mateu, XVIII, 24-XIX, 3 = 2 fletë; Mateu, XXIII, 4-XXIII, 13 = 1 fletë; Marku,
XIV, 62-XVI, 20 = 12 fletë.
Pergamena është e fortë dhe me peshë të mesme, është shumë e thatë. Shkronjat zakonisht
nuk vërehen nga njëra anë [e fletës] në tjetrën. Lëkura e viçit është e lyer me ngjyrë të purpurt,
por sot dominon ngjyra vjollcë, e afërt me llumin e verës, që lë të nënkuptohet se në fillim ka
qenë ngjyrë e kuqe e theksuar.
Këndet e fletëve janë zverdhur nga kontaktet me ajrin. Lartësia e fletëve është 31.4 cm,
ndërsa gjerësia është 26.8 cm. Vijat në margjina dhe për radhët e shkruara janë bërë me
gërvishtje prej një pene të thatë, d.m.th. pa ngjyrë, ndërsa vërehet shumë qartë gdhendja
mjeshtërore në margjinën e qendrës. Çdo radhë përbëhet nga vija të dyfishta, të cilat kanë
shërbyer për të shënuar lartësinë e shkronjave, poshtë e lart. Çdo faqe ka nga dy kolona me
nga 17 rreshta. Numri i shkronjave është i ndryshueshëm nga 8 në 12 shkronja për për çdo
radhë, me një afërsi më shumë 9 se sa 10. Çdo kolonë është 21 cm e lartë dhe 10.9 cm e
gjerë. Margjina që ndan kolonat është e gjerë mesatarisht 3.5 cm. Në margjinën lart dhe në
vijën e veçantë afër këndit ndodhen vetëm kapitujt, pa ndonjë titull të zakonshëm, dhe këto
saktësisht mbi kolonën për të cilën bëhet fjalë. Numrat për referencat e shënimeve të Amonijev-
Euseb-it janë të shënuar në margjina. Ngjyra është prej floriri. Gërvishtja e penës është e
rrafshtë, pa njolla dhe e punuar me shumë kujdes.
Gjashtë fletët e para të Ungjillit sipas Mateut janë të shkruara me shkronja floriri dhe paraqesin
fjalët: PHR,IC,UC; njësoj është shkruar edhe radha e parë, si titull, te Ungjilli sipas Markut.
Shkronjat e para të kapitujve çdoherë janë shumë të theksuara, gati sa tërë gjerësia e
margjinës, dhe janë dyfish më të mëdha se sa shkronjat e zakonshme, por nuk kanë dekorime.
Vetëm shkronja O është e dekoruar me një kryq të vogël në mes. Meqenëse Ungjilli sipas
Mateut përfundon në mes të kolonës, zbrazësira është mbushur me një shirit floriri, me një
motiv të thjeshtë gjeometrik. Në disa raste të rralla shkruesi anon në anën e djathtë të margjinës
për të përfunduar fjalën e fundit në rreshtin e ri. Me këtë rast, shërbehet me shkronja më të
vogla se zakonisht.


Në këtë formë na paraqitet Codex Beratinus.
Dorëshkrimi i takon fazës së hershme [të vjetër] të unicial-it. Shkronjat e rrumbullakëta si: E,
Q, O, C asnjëherë nuk janë të zgjatura; ndërsa shkronja kuadrat si: H, M, N, P nuk janë
asnjëherë në pozicion kënddrejtë; as kur ndodhen në fund të rreshtit. Të gjitha shkronjat kanë
pozicion të drejtë dhe askund asnjëra nga ato nuk qëndron pjerrtas. Shkronjat janë të rregullta
dhe asnjëherë nuk kalojnë vijat që kufizojnë rreshat, poshtë e lart; bile as z ose ax. Të vetmet
shkronja që zgjaten poshtë vijave në rresht, janë R dhe U; ndërsa, në disa raste, shkronjat F
dhe Y kalojnë këndet e rreshtave në të dyja anët. Shkronjat e theksuara [inicialet], si p.sh. x
janë me kënde. Vija e drejtë e shkronjës x është e palidhur, lirshëm e hapur në krahë, por
gjithnjë duke mos marrë asnjëherë formën e çomages [keulenform], e njëjta gjë mund të
thuhet edhe për shkronjat T, P, G. Vija horizontale e shkronjës Q asnjëherë nuk del jashtë
rrethit, të cilin e ndan në dy pjesë të barabarta. Vijat e shkronjës E me saktësi e kalojnë mesin
e lakores, i cili është në formë gjysmëhëne, duke krijuar kështu një rënie të lehtë, në anën e
djathtë. Dy këndet e harqeve të shkronjave E dhe C, gjithashtu, janë disi të zbutura. Shkronja
W është pothuajse e mbyllur58 . Shkronjat e fillimit, [inicialet, nistoret], janë dyfish më të mëdha,
por janë të të njëjtit stil grafik, që do të thotë se i takojnë unicial-it të lashtë.
I shikuar në tërësi, autoshkrimi te Codex Beratinus është ndër më të bukurit të unicial-it të
lashtë, i ngjashëm me atë të Dioscoride-s së Vjenës59 ; mund të themi se është edhe më i
bukuri, i ngjashëm me Palimpsestin I7 nga Shën Petërburgu60 , për të cilin studiuesit mendojnë
se vjen nga fillimi i shekullit të 6-të.
Ky këndvështrim i fillimit është mbështetur në këto të dhëna: Dorëshkrimi nuk përmban shenjat
e theksave, dhe për këtë nuk mund të nxjerrim asnjë përfundim; nuk përmban as haket
[shenja të posaçme grafike të greqishtes antike], të cilat janë një tregues i sigurt i vjetërsisë
së dorëshkrimit61 . Këtu ndeshim në mënyrë absolute shkrimin scriptio continua pa asnjë
radhë; teksti është i shkruar gjatë tërë vijës së shënuar dhe fjalët nuk janë të ndara. Shenjat
e pikësimit vijnë në fund të fjalisë, të shënuara me një pikë të zgjatur, herë të thjeshtë, herë të
dyfishuar, të vënë nga mesi i lartësisë së shkronjave62 . Apostrofi që shënon elizionin nuk
përdoret rregullisht, por çdo herë vendoset kur shkronja e fundit është P63 . Mbi zanoret Ï dhe
Ÿ është e shënuar vija [një vijë e shkurtër sipër shkronjave, dijareza], veçanërisht atëherë kur
nuk janë pjesë e diftongut64 . Citatet e Testamentit të Vjetër65 janë të shënuara në margjina
me shenjën (>). Ligaturat janë të kufizuara në tre lloje: [ ] për “mua”66 , që e ndeshim që nga
shekulli i 4-të67, [ ] për au, të cilën e përdor shkruesi i Dioscoride-s së Vjenës68 , dhe
grupëzimi i njohur autou si [ ] te Gueferbytanus P, edhe pse te Beratinus i gjejmë vetëm
dy herë69 . Janë përdorur shkurtesat më të vjetra [të moçme], si: QC, IC, KC, YC, XC, PHR,
MHR, PNA, ANOC, OYNOC (shpesh është përdorur edhe: OYPANOC), DAD, IHL70,
një herë edhe ILHM, ndërsa asnjëherë IHM. Kësaj i duhet shtuar edhe shkurtesa
përfundimtare n, në fund të rreshtit tw; dhe vetëm disa herë k për kai71 ; një herë EIN për
EINAI72 ; dhe një herë DOUNA për DOUNAI73 ; një herë KAQHCQ për KAQHCQAI74 ;
dhe një herë DIKOI për DIKAIOI75 ; por asnjëherë për [ ] dhe asnjëherë për: H N,N H,
N K,M H etj.; si dhe asnjëherë: [ ] dhe asnjëherë tjetër për: [ ]76. Vërejmë, pra, që asnjëra
nga parregullsitë e tekstit nuk mund të hedhë poshtë mendimin tonë të parë, se detajet e
shkrimit të Beratinus-it nuk mund të shkojnë më larg se shekulli i 6-të.
Kur bëhet fjalë për një dorëshkrim kaligrafik, është shumë vështirë për të përcaktuar me
saktësi kohën e krijimit të tij vetëm sipas formës dhe lashtësisë së shkronjave. Një element
me rëndësi te Beratinus-i është i mjaftueshëm për të na përkujtuar këtë. Shikuam se si
citohen numrat e ndarjes të Amonijon-it dhe kanonet e Eusebit, titujt e zakonshëm të krerëve
[“kefalaia”] të dorëshkrimit. Shkrimi i krerëve ka një formë tjetër nga ajo e tekstit; ky shkrim
është më pak i kujdesshëm dhe është i shkruar më shpejt, zgjatet dhe është më i hollë; në të
njëjtën kohë, duke qenë i barabartë; në paraqitjen e unicial-eve në formën që e ndeshim në
shekullin e 8-të, që është ajo e rrumbullakta dhe kënddrejta77 . Mund të themi se këtë e ka
shkruar një dorë e dytë. Këtë mendim e kam pasur edhe në fillim, kur kam vërejtur se ngjyra
ishte më e kuqërremtë, ndërsa gërvishja më pak e theksuar; por ky ndryshim mund të
komentohet edhe në një mënyrë tjetër, si kthim i penës në njërën anë dhe një dorë e stërvitur
dhe e shpejtë në të shkruar. Unicial-i katror është i ngadaltë, i llogaritur mirë dhe me stil jo
shumë të veçantë; në momentet kur shkruesi ka nxituar ose ka qenë i pavëmendshëm,
bëhet zgjatja e vijave dhe, në të njëjtën kohë, dorëshkrimi i tij fiton një formë moderne, kështu
që ky shpjegim do të ishte i mjaftueshëm për të sqaruar ekzistencën e dy shkrimeve, origjinën
e tyre dhe të identitetit të ndryshëm. Megjithatë, nga forma e këtyre dy shkrimeve, vështirë
mund të dallohen se cili është nga shekulli i 6-të dhe cili nga shekulli i 7-të.
Një rast i tillë nuk është ri. Diçka e ngjashme është edhe për tre dorëshkrimet e Testamentit
të Ri. Tek Codex Zacynthius X, nëse shikojmë dorëshkrimin, mendohet se teksti është i
shekullit të 8-të, për faktin se e njëta dorë është e identifikuar si për shkrimin, ashtu edhe për
dekorimet! Në të vërtetë, Treguelles, këtë dorëshkrim e daton të shekullit të 8-të, por sot jemi
të mendimit se duhet konsideruar më i lashtë [vjetër], për vetë faktin e mënyrës së shkrimit të
vetë tekstit78 . Ky është rasti i parë. Pyetje e ngjashme është parashturar edhe në lidhje me
Guelferbytanus P, ngase, sikur edhe te rasti i Beratinus-it, kemi tekst me unicial në formë
kuadrat, sikur edhe kapitujt79 [kefalaia] në formën unicial kënddrejtë; me këtë rast duhet të
theksojmë se nëse unicial-i i krerëve80 është shumë i ngjashëm me unicial-in e kefalaia81 të
Beratinus-it, vetë teksti ka disa karakteristika të cilat e bëjnë disi më të ri se sa shkronajt te
Beratinus-i. Kjo vërehet sidomos te: A, D dhe W . Megjithatë, askush nuk ka dyshuar në
përfundimet e Tischendorf-it, i cili Guelferbytanus P e ka datuar të shekullit të 6-të82 . Ky
është rasti i dytë. Më në fund te Rossanensis sikur të izolonim kapitujt83 , dhe shënimet e
Amonijev-it dhe Eusebit, ka ekzistuar mundësia që ta datonim në shekullin e 7-të, por kjo gjë
nuk e ka penguar Gebhard-in që të bënte datimin e Rossanenis në shekullin e 6-të, në bazë
të elementeve të shkëlqyera arkelologjike dhe paleografike84 . Ky është rasti i tretë.
Këto tre raste nuk janë zgjidhje përfundimtare për pyetjen tonë, por do të na shërbejnë që,
duke bërë krahasime me dorëshkrimin e fundit, të mund të nxjerrim një gjykim të sigurt dhe
përfundimtar. Rossanenis mund të na shërbejë në mënyrë të shkëlqyer për të bërë krahasime:
mendojmë se shkrimi i tij tipik dhe datimi i tij janë të sigurtë dhe përfundimtarë85 . Shkrimi te
Rossanenis është më i ngjeshur [i afruar, ngjitur] se sa te Beratinus; kjo është larg çfarëdo
dyshimi për tekstin, në të cilin ndeshim 20 rreshta për kolonë, me përafërsisht 11 shkronja
për një rresht; ndërsa te Beratinus kemi 17 rreshta me nga 9 shkronja, përafërsisht, për
rresht, me një format pothuaj me përmasa identike të të dy dorëshkrimeve. Por kapitujt86 ,
janë më shumë të ngjeshur [afruar, ngjitur] te F 87 se sa te S88 , sikur që edhe shënimet e
Amonijev-it dhe Euseb-it janë më të vogla te F 89 se sa te S90 . Vërejmë se te të dy dorëshkrimet
kemi vetëm një element kontradiktor për krahasime; por edhe sikur mos të ishte kështu, nga
kjo nuk do të mund të përfundonim asgjë, ngase madhësia e shkronjave nuk është e dhënë
kronografike91 . Kam pohuar më lart se te Beratinus-i shkronajt e rrumbullakëta nuk zgjaten
dhe se shkronjat kuadrate asnjëherë nuk janë kënddrejta, as në fund të rreshtit; për këtë gjë
unë jam kritikuar në disa raste, kur u botuan faksimilet përkatëse92 . Por, pas rishikimit të
përshkrimeve që kam bërë, kam mundësi që me siguri të mbroj qëndrimin tim fillestar.
Ekzistenca vetëm e disa formave kënddrejta ose kuadrate ka mundësi që ta bëjë më të ri
Beratinus-in në raport me Rosanensis-in; ndërsa, në anën tjetër, disa faktorë te Rosanensis
duken më të rij se sa elementet e tjera në raport me Beratinus. P.sh., në fund të rreshtave,
shkronjat A kanë një rënie pingule më të lehtë dajthtas; w hapen dhe janë shumë më të
sheshura; pra, janë këto dy shenja të cilat si të tilla paraqiten në shekullin e 7-të, dhe të cilat
Beratinus nuk i njeh fare. Me këtë rast shtojmë këtu edhe shkurtesat dhe shkronjat e
bashkangjitura, të cilat i kemi përmendur më lart e të cilat janë më të shumta te Codex F se
sa te Codex S. Me një fjalë, meqenëse dukja e përgjithshme e të dy shkrimeve është e njëjtë,
nuk besoj se ky detaj i shkrimit mund të dëshmojë për krijimin e mëvonshëm të dorëshkrimit
nga Berati në raport me atë nga Rossana; përkundrazi, mund të jetë e kundërta. Nëse, pra,
për dorëshkrimin nga Rossana mendohet se është nga fundi i shekullit të 6-të, dhe për
dorëshkrimin nga Berati mund të pohohet me siguri se është nga e njëjta periudhë.
VI.
Na ka mbetur që të shqyrtojmë tekstin e Beratinus F : qëllimi im është përcaktimi i karakterit
specifik të Beratinus-it, duke u mbështetur në vetë dorëshkrimin, si dhe duke shikuar raportet
me dorëshkrimet kryesore të Testamentit të Ri; pra, duhen theksuar leksionet [lectionary,
mësimet, perikopetë]93 e tij; si dhe duhen zbuluar ngjashmëritë e tyre.
Leksionet janë të shumta dhe tipike për Beratinus-in. Nëse anashkalojmë ato të cilat janë
variacione94 grafike të pastra, ballafaqohemi me leksione të cilat janë fillimisht të parafrazuara
dhe të cilat janë krijuar vetvetiu ose nën ndikimin paralel të pjesëve të tjera të ungjijve të tjerë.
– Mateu VIII, 14, “Shikoi vjehrrën e tij të shtrirë dhe në ethe” – shih: Mateu IX, 2; Marku VII, 30;
IX, 28, “I afrohen të verbërit, duke kërkuar, ndërsa ai thotë…”95 ; IX, 30, “Menjëherë i hapen
sytë e tij”; XI, 18, “Vjen Gjon Pagëzori, as nuk hëngri gjë, as nuk piu.”96 ; XII, 18, “I dashuri (im)
në të cilin shpirti im kishte gëzim.”97 ; XII, 43, “Shpirt i papastër del (nga) njeriu.”98 ; XIII, 26, “U
duk edhe egjra”; XIV, 23, “Të luteni (ndodhej shumë larg tokës) në mbrëmje.”99
– Mateu, XIV, 24, “Era ju ishte kundërshtar. Për të katërtën….”100 ; XVI, 7, “(ata në vete) mendonin
duke folur”; XVI, 21, “Dhe nga populli (poetët) dhe se do të vritej. Krerëve [pleqve] të popullit”101 ;
XVI, 28, “Vërtet (vërtet), ju them.”102 ; XVII, 18, “Jezusi e urdhëroi (duke i thënë: dil) dhe doli.”;
XX, 6, “Gjeti të tjerët duke ndenjur (në shesh) të papunë”103 ; XX, 15, “Ose, nuk më lejohet të
bëj çfarë të dëshiroj.”104 ; XXI, 2, “Sapo (hyni) do ta gjeni.”105 ; XXI, 3, “dërgoni ata (ashtu). Po
këtë.”106 ; XXI, 5, “Mbreti yt po vjen zemërbutë.”107 ; XXI, 10, “Në lartësi (i vinin në takim shumë,
të gëzuar, duke lavdëruar Zotin, të shumtën për atë që kishin shikuar). Kur ai hyri.”108 ; XXI,
21, “A keni besim (sikur kokërr fiku) dhe nëse nuk dyshoni.”109 ; XXI, 38, “Kjo e jona do të jetë
(e tij) trashëgimi. Dhe e kapën.”110 ; XXII, 3, “Dhe njëra do të mbetet.”111 ; XXIV, 41, “Tënden
(thuaju të pranishmëve).”112 ; XXV, 21, “(I) thotë Zotëri.”113 ; XXVI, 53, “Ose (mendoni) po. Në


vend: mendoni”; XXVI, 65, “Dëgjuat blasfeminë për [sharjen] Zotin (nga goja e tij).”114 ; XXVII,
1, “Krerët [pleqtë] e popullit (për Jezusin) ta vrasin (Jezusin) dhe …”
– Mateu XXVII, 16, “Atëherë kishin një të burgosur famëkeq me emrin Barnaba (i cili për
shkak të vrasjeve dhe rebelimit ishte futur në burg) kur është sjellë.”115 ;
– Marku, I, 17, “Ju thotë (Jezusi): Ejani.”116 ; II, 3, “Erdhën te ai (disa) duke bartur të paralizuarin”;
II, 26, “Nuk u është e lejuar të ushqehen, përpos (udhëheqësve) priftërinjve.”117 ; IV, 10, “E
pyetën ata rreth tij së bashku me të dymbëdhjetët (na sqaroni) rrëfimin!.”118 ; IV, 33, “Ju rrëfen
rrëfimin ashtu që ata mundën ta kuptonin.”; V, 10, “Që të mos i dërgonte jashtë atdheut, dhe
atje ndodheshin.”119 ; V, 26, “Duke shpenzuar të tijën (pasurinë)”; VI, 14, “Dhe ju thotë
(shërbëtorëve të tij) po”120 ; VI, 35, “Nxënësit e tij (thoshin).”121 ; VI, 51, “Dhe qetësoi erën dhe
i shpëtoi ata duke i dërguar”; “Dhe përmbi masën në mes tyre”122 ; VIII, 30, “Që askujt të mos
i flasin këto, për të.”123 ; VIII, 38, “Në këtë kurorëshkelje dhe gjak të gabuar.”124 ; IX, 47, “Flake
atë (dhe flake nga vetja) do të ndihesh më mirë.”125 ; XI, 3, “Dhe menjëherë dërgoi këtu.”126 ;
XI, 4, “Jashtë (në) rrugë.”127 ; XI, 24, “(dhe) për këtë.”; XIII, 9, “Këto janë fillimet e pikëllimit.”128 ;
XIV, 5, “Ai vaj mund të shitet.”129 ; XVI, 11, “për të dhënë para.”
Nga këto leksione të ndryshme, të cilat i kemi cituar, pothuajse asnjëri nuk është i papritur,
dhe të gjitha mund të sqarohen me rregulla të traditës gojore; po tash, përkundrazi, ja një
numër leksionesh për të cilat mendojmë se ndoshta mund të gjejmë paramendim, dhe në të
cilat mund të zbulohej diçka e ngjashme me F . Nuk e di nëse është e domosdoshme që të
përkujtoj se për çfarëdo që ka të bëjë me familjen e dorëshkrimeve greqisht të Testamentit të
Ri, do t’i përmbahemi klasifikimit të G. Westcottit dhe Hortit.
Ja disa leksione për të cilat mund të pohohet se janë burimore dhe të veçanta: conflate
readings:
1. Te Mateu XVI, 4, lexojmë: “Ai ju përgjigjet: Në mbrëmje flisni: do të jetë një ditë e bukur,
ngase qielli është i skuqur! Në mëngjes: sot do të jetë ftohtë, ngase qielli është skuqur dhe i
vranët! Hipokrit, fytyrën e Zotit dini ta komentoni, ndërsa shenjat e kohës nuk mundeni”130 .
Sot është e pranuar e tërë fjalia e cila fillon: “Në mbrëmje”131 , dhe përfundon me shtojcën:
“Ndërsa shenjat e kohës nuk mundeni”132 , po ky supozim vërtetohet jo vetëm përmes
dëshmisë së dorëshkrimeve sikur që është ajo: Sinaïticus dhe Alexandrinus, por edhe përmes
dëshmisë së Shën Jeronimit, Origenit si dhe versionit të Cruetonit. Mungesën duhet llogaritur
si leksion të lashtë [vjetër], derisa interpozicionin si shkallë të lartë të leksioneve të perëndimit
e cila na paraqietet edhe në: Codex Bezæ, Vetus latina133 , Vulgata etj. Një ndikim i tillë i
dyfishtë ka lënë gjurmë edhe në Codex Beratinus, shtesa është me vend; por, në vend se të
shkrihet me tekstin, ajo lë gjurmë të dukshme, posaçërisht pas përsëritjes: “ai duke m’u
përgjigjur pohonte.”
2. Rastet e tjera na tregojnë pak a shumë mënyrën përmbajtësore, kombinimet e ndryshme
të një tradite të njëjtë.


Te Mateu XXIV, 45, ndeshim dy tradita, që për njërën lexohet: “bashkëbanuesve të tij”, ndërsa
për tjetrën: “për shkak të nderimit ndaj tij”. Te Beratinus do të ndeshim të dy leximet, dhe
sipas tij do të kemi: “për shërbëtorin e shtëpisë.”
3. Te Marku, II, 18, leksioni është i dyfishtë. Në dorëshkrimet më të vjetra lexojmë: “Nxënësit
e Gjonit dhe farisejtë,” ndërsa në dorëshkrimet më të reja lexojmë: “dhe ata nga farisejtë.”
Beratinus, njëkohësisht është i lidhur me të dy leximet; dhe në të është [lexojmë]: “Nxënësit
e Gjonit dhe ata nga farisejtë.”
4. Te Marku, VI, 17, ndodhen edhe dy leksione të tjera:
“e kapin Gjonin dhe e fusin në burg” – leksioni i parë; “E lidhin dhe e fusin në burg” – leksioni
i dytë, i Perëndimit. Në Beratinus shkruan: “e kapin Gjonin dhe e fusin në burg,” dhe me këtë
kemi edhe nga një conflate reading të leksionit të parë dhe atij të Perëndimit. Vërejmë kalimthi
se conflate reading e tyre është e ngjashme me versionin Peschita.
5. Ja dhe rasti i fundit:
Te Marku, X, 21, lexojmë, me një numër të madh në korsiv dhe me një kualitet të lartë, disa
unicial-e (K, M, N, P ), “dhe i thotë: Dëshiron të jesh i përkryer, të mungon vetëm,” ndërsa
leksioni i vjetër: “dhe i thotë, të mungon vetëm,” ndërsa Beratinus ka një variant mjaft të
çuditshëm: “dhe i thotë nëse dëshiron, të mungon vetëm.” Nuk shikoj asnjë shkak që “nëse
dëshiron” dhe prania e tij, të mund të shpjegohet, sipas mendimit tim, vetëm në dy mënyra:
ose shkruesi e ka harruar [tejkaluar]: “të jesh i përkryer”, ose nuk ka dëshiruar të fshijë: “nëse
dëshiron”. Në rastin e parë, bëhet fjalë për një gabim të rëndë të shkruesit, për një shkrues
kaq të kujdesshëm; në rastin e dytë, kjo është shenjë e mungesës së kujdesit dhe kritikës.
Nuk mund të marr guximin që me të dhëna kaq të pakta të jem i sigurt për t`i vënë në dyshim;
por besoj se ato që janë në vijim mund të vënë jashtë çdo dyshimi dhe konkurrence të dyja
traditat, të cilat i kemi zbuluar te një numër i vogël i conflate reading, nëse nuk do të ishte e
mundur të tregohen qëllimet kritike, të shkruesit të dorëshkrimit tonë.
Një vëzhgim i veçantë është i domosdoshëm para se të vazhdojmë më tutje. Kur flasim për
dy tradita, të cilat bëjnë konkurrencë për t‘i shëmbëllyer [ngjarë] tekstit të Beratinus-it, nuk
mund të mohohet fakti se ekziston një traditë absolute e traditës së tekstit të Testamentit të
Ri, gjë që ekziston për disa tekste klasike. Pasiqë të bëjmë një gjysmë përjashtimi për
Vaticanus-in, për të cilin konsiderojmë se është tregues tipik, i saktë dhe i pastër i tekstit
neutral, një gjë të tillë mund ta themi edhe për Codex Bezæ, i cili është përfaqësuesi më tipik
i dëshmisë së tekstit perëndimor, kjo gjë mund të thuhet edhe për tekstet greke të periudhës
së “mirë”, që d.m.th. për ato tekste të cilat, pak a shumë, nuk janë të lidhura as me traditën
siriane, por nuk janë të pranuara as si tekste; por që janë në një shkallë të lartë botimi variorum,
repektivisht tekste të përziera.
Të provojmë t‘i saktësojmë te Beratinus.
Pa u hamendur fare, mund të supozojmë se në sfondin [membranën] e dorëshkrimit Sirian,
pjesa dërmuese e leksioneve është në favor të leksioneve të Perëndimit. Do të ishte shumë
e vështirë, për të bërë një regjistër të saktë; por do të kufizohem në regjistrin e atyre
përgjithësisht më të njohurave.
Mateu, VII, 21, “Atit tim në qiell (ai do të shkojë në mbretërinë qiellore).”134 ; X, 12, “Përshëndeteni
(duke thënë: paqe në këtë shtëpi!).”135 ; XII, 10, “dhe ja ishte (aty) njeriu.”136 ; XIV, 2, “Nuk
është ai Gjoni (Pagëzuesi të cilit unë, kam dhënë urdhër t`i shkurtohet koka.”137 ; XVII, 1, “dhe
(ndodhi) pas disa ditësh.”138 ; XVII, 10, “nga këta (të cilët më besojnë mua).”139 ; XVIII, 12, “dhe
çfarë mendoni ju.”140 ; XX, 28, “shpërblim për shumë (edhe ju kërkoni që nga i vogli të bëhet
i madh dhe i madhi të bëhet i vogël. Kur të hyni dhe të ftoheni në gosti, mos u ulni në tryezë
në ato vende në të cilat bini në sy, që asnjëherë të mos ju afrohet ndonjë i shquar, do të
afrohet një i ftuar i vogël dhe do të thotë: ejani më lart, dhe kjo do të jetë e dobishme). Kur
kanë dalë.”141 ; XXI, 9, “Në lartësi (i vinin në takim shumë, duke ju gëzuar dhe lavdëruar Zotin,
për të gjitha ato që kishin shikuar).142 ; XXVII, 35, “(Që të përmbushen ato të cilat i ka thënë
profeti, dhe ju të shpërndani rrobat e mia, dhe pas rrobave të hidhni eshtrat).”143 ; XVII, 40,
“dhe ata folën (fatkeq) që e rrëzoi”144 .
Marku, II, 23, “dhe (prapë) ajo ndodhi.”145 ; II, 24, “Shiko çfarë (nxënësit tu) bëjnë në dhomë.”146 ;
II, 26, “Pos (vetëm udhëheqësve) priftërinjve.”147 ; III, 14, “(dhe i emëron apostuj).”148 ; IV, 31,
“Është kokrra më e vogël nga të gjitha.”149 ; VI, 2, “dhe shumë nga ata që e dëgjuan ishin të
entuziasmuar (me mësimin e tij), folën.”150 ; VIII, 14, “dhe (nxënësit e tij) harrojnë të marrin me
vete.”151 ; VIII, 17, “çfarë mendoni në zemrat tuaja;”, “të pabesë.”152 ; VIII, 26, “I flet: (shko në
shtëpinë tënde, në fshatin tënd).”153 ; VIII, 34, “(ik) me mua.”154 ; IX, 21, “Pyet Jezusi;” shtojca:
“Jezusi.”155 ; XI, 13, “(vetëm) fletë gjethi.”156 ; XI, 31, “dhe ju flet: çfarë të themi? Nëse themi.”157 ;
XII, 38, “në sheshe (punohej).”158 ; XII, 43, “ajo e varfra.”159 ; XIII, 19, “fatkeqësitë e tilla që
asnjëherë më parë nuk kishin ndodhur.”160 ; XIV, 41, “afër është (fundi), erdhi ora.”161 ; XIV, 61,
“dhe e pyeti (për së dyti) duke folur.”162 .
Këto leksione të cilat tash i cituam janë të mjaftueshme që të konstatohet tipi perëndimor i
elementeve të ndryshme të Beratinus-it; në përpjesëtim më të vogël me të tjerat. Të shikojmë
tashi edhe leksionet për të cilat mund të mendohet se janë të lashta [vjetra] dhe joperëndimore.
Në këtë frymë do të shqyrtojmë shembujt në vazhdim:
Mateu, VI, 10, “në tokë.”163 ; VI, 25, “çfarë do të hani (ose) çfarë do të pini.”164 ; VII, 24, “(do të
jetë) njeriu do të jetë i barabartë dhe i arsyeshëm.”165 ; VIII, 13, “shko, dhe ashtu siç ke
besuar;”166 ; VIII, 13, “dhe kur kapiteni [centurioni] u kthye në shtëpinë e tij, gjen djalin e tij të
shëruar.”167 ; XIV, 19, “nëpër bar.”168 ; XVI, 20, “Ky është Krishti.” pa [mungon] “Jezusi.”169 ;
XVIII, 7, “anija, megjithatë iku.”. Është hequr: “ka.”170 ; XIX, 5, “Atit (të tij);” Dhe shton: “atij.”171 ;
XXII, 25, “martohu.”172 ; XXIV, 48, “do të shkoni.”173 ; XXVI, 8, “vaj i bekuar.”174 ; XXVIII, 19, “Ikni
pra.”175 .
Marku, III, 4, “Kanë heshtur.”176 ; IV, 11, “fshehtësi.”177 ; IV, 31, “kokërr.”178 ; VII, 11, “nëse.”179 ;
VIII, 15, “shikoni (dhe) vështroni;” Shtojcë: “dhe.”180 ; IX, 30, “prej nga është).”181 ; XII, 28,
“vëzhgoni, shikoni.”182 .
Me këtë çfarë kuptojmë nga leksionet, të cilat sapo i cituam, është se teksti i F , i cili sipas
origjinës sirik [kjo është një pikë e pakundërshtuar], me shumicë ka pranuar edhe variante
parasirike, qofshin ato të tipit Perëndimor – këto janë më të shumtat – qofshin ato të tipit
joperëndimor. Së bashku me këtë, pjesa josirike te F paraqet karakter analog me pjesët
josirike te N, te S, dhe te prototipi nga i cili rrjedh korsivi 13, 69, 124 dhe 346; këto janë fakte
të cilat statistika pa ndonjë problem mund t’i vërtetojë; por për të cilat edhe citimet e
mëparshme janë të mjaftueshme.
Ndoshta mund të bëjmë edhe një hap përpara. Mund të thuhet se disa koincidenca të F me
N dhe S, ose me: 13-69-124-346, me siguri rrjedhin nga një tip [rrënjë] i përbashkët, që në
momentin e caktuar, drejtpërsëdrejti apo në mënyrë indirekte, kanë qenë të ndikuara. Po janë
në shtojcë edhe disa raste të koincidencës, të cilat do ta mbështesin këtë vëzhgim:
Mateu, XXIV, 18, “mbrapa në.”183 ; XXII, 38, “e para dhe më e madhja (madhe).”184 ; XXIII, 37, “e
vrave.”185 ; XXVII, 58, “Trupi i Jezusit.”186 ; XV, 31, “që të shurdhërit të flasin;”. Në pjesën
dërrmuese të dorëshkrimeve: “që të shurdhërit të dëgjojnë;” dhe: “që të shurdhërit të dëgjojnë
e flasin.”187 ; XVI, 4, “dhe ai ju flet dhe ju përgjigjet;” në: F; “dhe duke ju përgjegjur Jezusi ju
flet;” në: S.188 .
Marku, IV, 34, “nuk ju ka folur asnjë fjalë.”189 ; X, 5, “urdhëroi.”190 ; X, 36, “dhe Jezusi.”191 ; XIII,
32, “në atë moment.”192 ; XIV, 49, “Shkrimi i Shenjtë.”193 .
Edhe një fjalë në lidhje me trajtën e Beratinus-it. Disa trajta janë të lidhura me gabimet e
Itacizmit194 , shkruesi do të shkruajë: I për EI ose EI për I; apo AI për E, ose w për O dhe OY;
shumë më rrallë: H për EI dhe E; ose Y për OI; kjo është shumë e shpeshtë te shkruesi. Por
edhe disa variante, të cilat janë lidhura me detaje të dialektit; të cilat në mënyrë shembullore
tregojnë përzierjen [ngatërrimet] e tekstit tonë, ngase nuk janë të përhershme195 . Disa janë
të natyrës gramatikore. Lexojmë: erdhët ju; [Mateu, XXV, 36]; le të vijë [X, 13]; hyri [VII, 13];
aoristi [e kryera e thjeshtë] i dytë fiton vazhdimin e të parit196 , por kjo formë gjendet edhe te
Beratinus; vetëm në tre raste, të cilat i kemi cituar. Por, çdokund tjetër gjejmë formën e
zakonshme: keni ardhur; eja; keni dalë; [Mateu, XXVI, 55; V, 10; XXVI, 39; Marku, XIV, 48, etj.].
Variantet e tjera janë drejtshkrimore. Lexojmë: Moisi, Mateu, Zebedi, Bartolomeu, Alfeu, Lebedi,
Tadej, Gomora, Genezarët, Eli, gjuajtje me gurë [?] Cezareu, shërbëtorët, i kanë shikuar, e
ka shikuar, farisej, saducej, Ilia, Pilati, Galileu, vështruar, marrë.
*
* *
Në fund, lëshimet të cilat asgjë nuk mund t’i arsyetonte; lëshimet të cilat do të ishin për të
falënderuar personat të cilëve u jam më së shumti mirënjohës, për misionin dhe për këtë
punim. Miku im, Sauvaire, konsull francez në Janinë, profesori im Edouard Tournier, docent
në Ecole des hautes études, posaçërisht, Deslile, me ndihmën e të cilit janë shtypur këto
faqe, dhe në veçanërisht F. J. A. Hortit nga Cambridge-i, modestia e të cilit nuk lejon që unë
t’iu prezantoj sugjerimet dhe vërejtjet, të cilat m’i bëri, si dhe ndihmën e çmuar dhe të pakursyer
për njohjen e Testamentit të Ri. Të gjithë tashti le të urdhërojnë të pranojnë shprehimisht
falënderimet e mia të zjarrta.
Paris, nëntor, 1885

* Kodikët e Shqipërisë
Shënime plotësuese

[cite]