EETEJA E KAÇANIKUT


EETEJA E KAÇANIKUT
✤ (1910). Betejë ndërmjet kryengritësve shqiptarë të krahinave JL të Kosovës, nën udhëheqjen e Idriz Seferit (shih) dhe forcave të ushtris’ë osmane, të komanduara nga gjenerali Shefqet Turgut pasha. Forcat osmane prej repartesh të zgjedhura lëvizëse të Stambollit, Anadollit dhe Edrenesë, me të cilat u bashkuan edhe trupat lokale, përbëheshin prej 16.000 këmbësorësh, 600 kalorësish, 64 topash, 120 mitralozash etj. Ato filluan në Kosovë operacionin për shtypjen e kryengritjes shqiptare (shih: Kryengritja antiosmane e 1910). Forcat kryengritëse të grupuara në Grykën e Kaçanikut përbëheshin nga rreth 4.000 luftëtarë të armatosur lehtë.

Beteja nisi më 30 prill. Forcat turke të nisura nga Ferizaj dhe Shkupi iu afruan pozicioneve mbrojtëse të kryengritësve dhe u hodhën në sulm. Për dy ditë rresht u zhvilluan luftime të ashpra që në shumë pika kaluan në përleshje trup me trup. Më 1 maj kryengritësit u detyruan ta lënë Grykën e Kaçanikut, por e vazhduan qëndresën në grupe prej 150-200 vetash në malësinë e Karadakut, në Moravë, në Preshevë, në Gjilan, në Bujanovc etj., deri në 6 maj. Humbjet ishin të mëdha për të dy palët. Gryka e Kaçanikut u quajt nga bashkëkohësit «Termopilet shqiptare».

(Q.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Eeteja E Kaçanikut


[cite]