EFEKTIVITETI EKONOMIK
✤ Arritja e një përfundimi ekonomik sa më të lartë duke përdorur me rendiment e rentabilitet potencialin njerëzor, teknik, material dhe organizativ që ka shoqëria në një kohë të dhënë. E.E. është rezultante e përdorimit të të gjithë faktorëve të zhvillimit të prodhimit socialist, rrjedhojë e thellimit të rrugës intensive të zhvillimit të ekonomisë. Në socializëm E.E. matet me shkallën e plotësimit sa më të mirë të nevojave të popullit, të ekonomisë e të mbrojtjes, sot e në perspëktivë, dukë kryer shpenzime sa më të vogla të punës shoqërore për plotësimin e tejkalimin e detyrave të caktuara në plan për çdo hallkë të ekonomisë popullore. Duke iu përmbajtur këtyre kritereve, ekonomia socialiste e RPS të Shqipërisë e ka rritur vazhdimisht E.E.
(P.Bo.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Efektiviteti Ekonomik
[cite]