FAZANI
✤ Shpend i egër i familjes së fazanevc (Phasianidae) me trup 60-90 cm të gjatë ob£ peshë 1-2 kg; mashkulli me puplim shumëngjy-

_ rësh me shkëlqim; ko„ljuiQ kën e qafën me ngjyrë të gjelbër me nuanca hlu, rrotull syve^ e ne pranë veshëve ka xhufka të shkurtra, në shumicën e rasteve qafore të bardhë, gjoksin tëkuqërremtë me njolla. Femra ka përmasa më të vogla e puplim një ngjyrësh, të verdhë me disa lara, bishtin e ka të shkurtër. Jeton rreth 20 vjet, në mjedise me shkurre, ferra e barishte të iarta në afërsi të fushave të mhjella me drithëra. F. është shpend i faunës orientale, i përhapur në mënyrë natyrore në Azi dhe i aklimatizuar mirë në Evropë. Në Shqipëri F. ndeshej deri në dhjetëvjeçarin e katërt të shek. XX. Në v.1955 është riaklimatizuar, janë ngritur fazaneri dhe zona të popuiluara me F. në Ultësirën P dhe në Rrafshnaltën e Korçës. F. zë vendin e parë në llojet e shpendëve të gjahut për të ardhurat nga eksporti i tij.

(F.L.’

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fazani


[cite]