Filipi

(greqisht: Φίλιππος) person biblik Filipi qe me origjinë nga Betsaida e Galilesë dhe ishte një nga 12 apostujt. Menjëherë pas thirrjes së tij në misionin apostolik nxitoi dhe bindi mikun e tij Nathanailin, ose Bartolomeun, se kishin gjetur Mesinë e shumpritur. Para shumfishimit të pesë bukëve, mësuesi e vuri Filipin në provë dhe e pyeti se ku do të blinin aq bukë për gjindjen dhe Filipi nga ana e tij u habit se ku do të gjendeshin aq para për të blerë bukët. Gjatë darkës mistike, Krishti, duke marrë shkas nga lujta e Filipit që t’i tregonte Atin, shpalli njëqënshmërinë e tyre: “Kush më ka parë mua ka parë Atin”. Apostulli, predikoi në Azinë e vogël, në Parthi, në juglindje të detit Kaspik, në Snothia, në veri të detit të Zi dhe veçanërisht në Armeni. Filipi u martirizua në kohën e perandorit Trajan në Hierapol të Frigjisë duke u kryqëzuar me kokën poshtë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Arkimandrit Justini, Nga thesari i shenjtorëve, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2004, faqe 341-342.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]