9. PERIUDHA E RILINDJES.
LETËRSIA E ZGJIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR
9.1 Fillimet e ndërgjegjes kombëtare (1830-1850)
Tatëpjeta graduale politike dhe ekonomike e Perandorisë Osmane në shekullin e
tetëmbëdhjetë, e shoqëruar me një shpërbërje të ngadalshme por të vazhdueshme territoriale,
krijoi një zbraztësi pushteti në Shqipëri. Kjo shpuri në formimin e dy pashallëqeve
gjysmautonome: ai i Shkodrës në veri, i sunduar nga dera e Bushatllinjve dhe ai i Janinës në
jug, i cili më 1787 ra nën sundimin e fortë e të ashpër të Ali pashë Tepelenës (1741-1822), i
njohur edhe si Asllani i Janinës1. Ndërsa autonomia e pashallëkut të Shkodrës mori fund me
vdekjen e Kara Mahmud pashës më 1796, Ali pasha, duke përdorur me shkathtësi e zgjuarsi
edhe terrorin edhe diplomacinë, ia doli mbanë të shtrijë sundimin e tij deri më 1822.
Rimarrja e pushtetit nga Sulltani e la Shqipërinë një vend djerr, ku sundonte varfëria dhe
korrupsioni provincial. Reformat centralizuese të Tanzimatit që u shpallën më 3 nëntor 1839 e
që synonin modernizimin e krejt Perandorisë Osmane, ndeshën në kundërshtimin e vendosur të
bejlerëve vendës në Shqipëri, të cilët donin që privilegjet të mos u iknin nga dora. As fiset e
prapambetura të veriut, gjithmonë skeptike e të pabindura ndaj çfarëdo urdhri që jepnin turqit,
nuk do të josheshin nga premtimet për barazi të përgjithshme apo për reforma administrative e
tatimore. Reformat e Tanzimatit ndikuan sidomos në këto zona malore të thyera, dhe sollën një
sërë kryengritjesh kundër Portës së Lartë, gjatë të cilave u hodh e u mboll fara e idesë
kombëtare shqiptare.
Lëvizja romantike, e cila ndër shumë kombe të vogla të Evropës veriore kishte ngjallur
vetëdijen e identitetit kombëtar, nuk do të kishte ndonjë jehonë të veçantë ndër shqiptarët.
Ndërkaq, lufta shqiptare kundër sundimit turk kishte marrë tani një përmasë kombëtare të qartë,
sidomos duke parë përparimin e bërë nga fqinjët kristianë të Shqipërisë. Serbia kishte mundur
të fitojë një autonomi të kufizuar si shtet haraçpagues i Perandorisë Osmane më 1817; Vllahia
dhe Moldavia, sot Rumania, formuan principata vetëqeverisëse më 1829, kurse Greqia më 1830
fitoi pavarësinë pas luftës së gjatë e të përgjakshme të filluar më 1821. Por lufta për autonomi
e sovranitet kulturor në Shqipëri do të ecte me një ritëm shumë më të ulët, dhe kjo kryesisht për
shkak të pranisë së islamizmit e sidomos për mungesën e unitetit brenda vendit. Ndërkaq fara
e zgjimit kombëtar, e fjetur për një kohë të gjatë në Shqipëri, kishte nisur të lëshojë filiza jo
vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në ngulimet aktive shqiptare jashtë, në Stamboll, Greqi,
Rumani, Bullgari dhe Egjipt, si dhe ndër arbëreshët e Italisë së jugut.
Zgjimi kulturor, i cili shkonte krahas prise de conscience kombëtare e politike, nxiste
dhe nënkuptonte nevojën e përdorimit të shqipes në të gjitha fushat e jetës, sidomos në shkrim
e në shkollim në gjuhën shqipe, të ndaluara nga Porta. Që në fillim lindi problemi i vështirë i
gjetjes së një alfabeti të përshtatshëm e të pranueshëm nga të gjithë, një barrë e rëndë që do të
vinte në provë të gjithë intelektualët luftëtarë të zgjimit kombëtar gjatë gjithë shekullit të nëntëmbëdhjetë e madje edhe në të njëzetin2. Traditat e letërsisë së hershme shqiptare të
shekujve të gjashtëmbëdhjetë e të shtatëmbëdhjetë, të lidhura ngushtë me kishën katolike, qenë
tretur prej kohësh, dhe bashkë me to edhe alfabeti latin. Alfabeti grek i përdorur nga shqiptarët
ortodoksë në jugu dhe alfabeti arab i përdorur nga myslimanët nuk i përshtateshin fort mirë
sistemit tingullor të shqipes e, për më tepër, secili prej tyre qe i papranueshëm për shqiptarët e
fesë tjetër.
Një nga figurat më të hershme që iu përkushtuan krijimit të një alfabeti të ri të shqipes
e njëherazi një nga të parët që formuloi idealet dhe objektivat e lëvizjes kombëtare shqiptare që
në hapat e para të saj ishte Naum Veqilharxhi3 (1797-1846), i njohur gjithashtu me emrin e tij
më të plotë Naum Panajot Haxhi Llazar Bredhi. Lindi në një familje të fshatit Bredh afër
Vithkuqit në krahinën e Korçës. Pas shkatërrimit të Vithkuqit më 1819 Veqilharxhi, emër që
vjen nga turqishtja, emigroi në Rumani në kërkim të një jete më të mirë. Më 1821 mori pjesë në
kryengritjen e Vllahisë kundër turqve, kurse pjesën tjetër të jetës e kaloi si avokat, me sa dimë,
në portin e Brailës në Danub. Thonë se vdiq i helmuar në Stamboll nga duart e fanatikëve
ortodoksë grekë të lidhur ndoshta me Patrikanën e Stambollit. Megjithëse kjo mbetet për t’u
vërtetuar, dihet fare mirë se Patrikana kundërshtonte vazhdimisht të gjitha manifestimet e ideve
kombëtare jogreke në Ballkan.
Në një letër greqisht, që thuhet se ka qarkulluar, Naum Veqilharxhi nënvizonte
prapambetjen dhe mjerimin e shqiptarëve për shkak të sundimit shumëshekullor turk, dhe vinte
në dukje nevojën për një alfabet të ri të shqipes si mjet për të kapërcyer amullinë e për të
bashkuar vendin. Rënia morale dhe politike vinte sidomos nga “lënia pas dore e lërimit të
gjuhës sonë kombëtare dhe zëvendësimi i saj me një gjuhë të huaj”. Por si mund të lëvrohej
gjuha shqipe pa një alfabet të pranueshëm për shqiptarët myslimanë, ortodoksë e katolikë
bashkë? Më 1824 dhe 1825 Veqilharxhi e kishte nisur tashmë punën për një alfabet të tijin me
tridhjetë e tre shkronja dhe më 1844 shtypi një abetare shqip prej tetë faqesh. Ky libër i vogël
drejtshkrimi, Fort i shkurtër e i përdorçim ëvetar shqip, u shpërnda në mbarë Shqipërinë e
jugut, nga Korça në Berat, dhe me sa duket u prit me shumë entusiazëm. Kjo broshurë u zgjerua
deri në dyzet e tetë faqe në një botim të dytë po aq të rrallë në vitin 1845 me titull Faré i ri
abétor shqip per djélm nismetore. Një kopje e këtij libri, prej kohësh kujtuar i humbur, u zbulua
nga Shkëlzen Raça dhe Rexhep Qosja në Bibliotekën Gennadius në Athinë dhe u rishtyp më
19834.
nëntëmbëdhjetë e madje edhe në të njëzetin2. Traditat e letërsisë së hershme shqiptare të

1983(4).
fonetikisht i arsyeshëm dhe fetarisht asnjanës, alfabeti i Veqilharxhit nuk zuri rrënjë.
Veqilharxhi shquhet si i pari njeri i letrave në shekullin e nëntëmbëdhjetë që ka shprehur
idealet e lëvizjes kombëtare në rritje nëpërmjet qarkores së tij, hyrjes për abetaren dhe letrave
të tij të tjera.
Midis letërsisë shqiptare dhe synimeve të zgjimit kombëtar ishte krijuar një lidhje e
brendshme. Ndihmesa e Veqilharxhit është tipike për drejtimin që do të merrte shtrati kryesor
i letërsisë shqiptare në vitet e tjera të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Larg nga belles lettres e
stërholluar e estetëve në vendet më fatlume, shkrimi shqip në këtë periudhë zgjimi kombëtar do
të bëhej mjet i një populli që luftonte për identitet dhe afirmim kombëtar, madje për shpëtimin
e kulturës së tij.
_______
1 Për Ali pashën, një nga figurat më interesante në historinë shqiptare, i cili veçanërisht mahniti djaloshin Lord Bajron, kr. Ibrahim 1827, Boppe 1914, Remérand 1928,Plomer 1936, 1970, Baggally 1938, dhe Christowe 1941
2 Për historinë e alfabetit të shqipes, kr. Rrota 1936, Skendi 1960, Janura 1969, Ibrahim Hoxha 1986 dhe Osmani 1987a.
3 kr. Islami 1967, 1975, 1977, Shuteriqi 1974, f. 218-268, 1977, f. 310-334, Faensen 1980, f. 22-31, Qosja 1983, 1984, vëll. 2, f. 7-34, Osmani 1987b dhe Shushka 1994.
4 kr. Qosja 1983.
Marrë nga “Historia e letërsisë shqiptare” e albanologut të shquar Robert Elsie
Portali Letërsia