FILMI DOKUMENTAR


FILMI DOKUMENTAR
✤ Gjini e kinematografisë e cila në formë kronikash, reportazhesh paraqitjesh studimore etj., pasqyron ngjarje aktuale e historike, si dhe dukuri të shoqërisë e të natyrës përmes figurave reale të njerëzve, mjediseve, sendeve e dokumenteve. Kinematografia shqiptare e nisi jetën pas Çlirimit me kronikat e para për aksionet e rinisë, dhe për ngjarjet e jetës së re që po ndërtohej. Filmi i parë kronikal u xhirua më 1947 «Komandanti viziton Shqipërinë e Mesme dhe të Juguts (operator Hamdi Ferhati). Më pas u xhiruan «Hekurudha Tiranë-Durrës më 1949», «1 Maji», kronikat e festave dhe përvjetorëve të çlirimit, F.D. «Letër nga fshati», «Dritë mbi Shqipërinë», «Buka», «Ringjallja» etj. Dhanë ndihmesë në këtë etapë të parë S.Musha, E.Keko, A.Fortuzi, etj. Në përgjithësi mbizotëruan reportazhet dhe karakteri tregimtar. U xhiruan edhe kinoditarë për inaugurime fabrikash, uzinash etj. Nëpërmjet F.D. u çell rruga edhe për krijimin e filmit artistik shqiptar.

Në etapën e mëpastajme (vitet 60), krahas rritjes së numrit të dokumentarëve, zgjerohet tematika. Krahas filmave për bujqësinë, industrinë, punën në kantieret e ndërtimit, filmave për Luftën ANÇ u xhiruan filma si «Heshtja që flet», «Gjirokastra», «Qytetet ilire», «Bistrica», «Kur vjen Nëntori», «Rruga jote shok» etj., dhe fillojnë edhe xhirimet e para të filmit me ngjyra. Brezit të parë të dokumentaristëve u shtohen krijues të tjerë si M.Qamo, etj. U përgatitën filma shkencorë popullorë, sportivë, kinopoemat e para etj., duke shtuar kështu zhanret e kësaj gjinie që krijonte tashmë traditën e saj.

Në vitet 70-80 F.D. shqiptar ka arritur një gjuhë filmike më të sintetizuar, më të figurshme, më dinamike e të përpunuar artistikisht. Çdo vit realizoben 40 F.D. e kronikalë. Krahas temës politike, trajtohen etydi, filmi poetik, lirik etj. Janë bërë të njohur filmat: «Katër këngë për Partinës, «Asdreni», «Onufri», «Vatër dije, vatër lirie», «Lumja ti, moj Shqipëri® etj., shumiea me ngjyra. Vepra me rëndësi të viteve të fundit janë filmat biografikë e historikë «Enver Hoxha tungjatjeta», «Kujtime nga Gjirokastra», «Shoku i mirë Gogo», «Nëpër ditaret e luftësx etj. F.I3. janë nderuar me çmime në festivalet kombëtare, si: «Katër këngë për Partinë», «Asdreni», «Lumja ti, moj Shqipëri», «Koha e Partisë» etj.

(L.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Filmi Dokumentar


[cite]