Franceskani Franceskan-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Urdhër i kishës katolike, themeluar në vitin 1208 nga Shën Francesku i Asizit, në të cilin bëjnë pjesë:observantët, konventualistët, kapuçinët. Priftërinjtë e këtij urdhëri quhen fretër dhe vishen me veladon ngjyrë kafe, me kapelë në anën e pasme. Frat është emër popullor për priftin franceskan, për dallim nga klerikët e tjerë të të njëjtit rang të kishës katolike, të cilët thirren:“dom“, “don“, nga lat. “dominus“, zot, zotëri. Forma më e hershme e këtij huazimi ka lënë gjurmë në toponomastikë (Domën, Domaj, Dome, emra fshatrash).

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]