REJA GRUMBULLORE

(qielli)

Re grumbullore quhen retë e bardha dhe flokë-flokë, që shihen në qiellin e kaltër gjatë ditëve të bukura. Janë krejt ndryshe nga retë e rënda, të ulëta dhe ngjyrë hiri, që sjellin shiun. Retë ndahen në katër lloje, sipas formës dhe pozicionit që kanë: 1) puploret janë re të bardha dhe të lehta,që formojnë shtëllunga të holla dhe paralajmërojnë shiun; 2) shtresoret, që shfaqen në formë shtresash horizontale në perëndim të diellit. 3) retë e zeza —të ulëta dhe ngjyrë hiri, të ngarkuara me shi; 4) retë grumbullore, që janë më të fryra e të bardha, që lundrojnë në qiellin e kaltër, kur koha është e bukur. Por këto forma resh janë të paqëndrueshme dhe përzihen me lehtësi me njëra-tjetrën.

Qielli – Deti – Toka

[cite]