GAZSJELLËSIT


GAZSJELLËSIT
✤ Pajisjet dhe linjat e tubacioneve që përdoren për grumbullimin, përgatitjen dhe transportin e gazit nga vendburimet deri tek përdoruesit. Dallohen: linja grumbullimi, kolektorë dhe gazsjellës magistralë. Para Çlirimit në Shqipëri ishte ngritur vetëm sistemi i grumbullimit të gazit në vendburimin e Kuçovës (sot Q. Stalin). Krahas rrjetit të hrendshëm të vendburimeve të gazit, gazokondensatit dhe atij të grumbullimit të gazit ^hoqërues në vendburimet e naftës sot përdoret një sistem i gjerë gazsjellësish magistralë, që sigurojnë furnizimin ritmik të qendrave të industrisë kimike, energjetike dhetëmetalurgjisë së zezë, si në Fier, Q. Stalin, Ballsh, Elbasan, ku gazi përdoret si iëndë e parë teknologjike dhe si Iëndë ’djegëse.

Përvoja e fituar do të ndihmojë për të projektuar e shfrytëzuar në të ardhmen gazsjellës hrenda vendburimeve, si dhe magistralë, duke përdorur ënergjinë natyrore të gazit dhe shtytjen me kompresorë

(V. V.-R. Re.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gazsjellësit


[cite]