GAZULLI PAL


GAZULLI PAL
✤ (rreth 1405-1470). Humanist shqiptar i shek. XV, diplomat, pedagog, orator dhe një ndër bashkëpunëtorët e Skënderbeut. Familja Gazulli në mesjetë ishte një nga familjet e njohura feudale shqiptare nga Kabashi i Pukës dhe Ndërfana e Mirditës. Më 1442 u emërua rektor i shkollave të Raguzës, detyrë që e mbajti dy vjet. U kthye në atdhe pas formimit të Lidhjes së Lezhës (1444 shih) dhe qe një ndër bashkëpunëtorët besnikë të Skënderbeut. Nga vitit 1452 deri më 1459 shërheu si ambasador në Republikën e Raguzës dhe nënshkroi në emër të Skënderbeut një sërë marrëveshjesh me të. Në vitin 1462 ai i kërkoi Republikës ishujt Hvar dhe Korcula për ushtrinë shqiptare në rast të një tërheqjeje të mundshme. Jetoi në Raguzë pa humbur lidhjet me atdheun.

(M. Pr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gazulli Pal


[cite]