HIDROPLANI

(qielli)

Hidroplani është një aeroplan që mund të qëndrojë mbi ujë. Në vend të rrotave për zbritjen në tokë, ai ka dy notues. Pra, hidroplani është një anije që mund të fluturojë. Hidroplani është një lloj aeroplani i posaçëm që ulet në lumenj, liqene e dete dhe nuk kërkon pista të kushtueshme për të zbritur. Hidroplanët e lehtë vendosen mbi notues, ndërsa ata më të rëndët kanë një fund si ai i anijeve. Megjithatë, më të përshtatshëm për udhëtime janë aeroplanët, të cilët mund të fluturojnë për një kohë të gjatë pa u ndalur.

Qielli – Deti – Toka

[cite]