HIMA DERVISH


HIMA DERVISH
✤ (Ibrahim Naxhi, 1875-1928). Veprimtar dhe publicist i dalluar i Rilindjes. Lindi në Ohër, ku kreu edhe shkollën fillore ndërsa të mesmen e vijoi në Selanik. Hyri në shkollën e lartë mjekësore-ushtarake të Stambolliit, të cilën, për shkak të ndjekjeve të autoriteteve osmane, e ndërpreu pas dy vjetësh.

Më 1895 u kthye fshehurazi në Shqipëri ku punoi për të përhapur idetë kombëtare dhe për çeljen e shkoilave shqipe në vise të ndryshme të vendit. Më 1897 largohet nga Shqipëria dhe shkon në Bukuresht, ku iu kushtua tërësisht ‘Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe u lidh njëkohësisht me atë xhonturke. Me formimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (shih) botoi në Bukuresht thirrjen turqisht «Të zgjohemi* («Ujanallëm», (shih) në të cilën pasqyroi programin e saj kombëtar. Me kërkesën e Portës së Lartë u ndoq nga Rumania dhe shkoi në Htali. Në Kongresin e orientalistëve në Romë më 1899 mbrojti çështjen shqiptare. Pasi largohet nga Roma i ndjekur nga qeveria italiane, vendoset në fillim në Paris dhe pastaj në Gjenevë, ku iu kushtua gazetarisë shqiptare. Mori pjesë në Kongresin e turqve të rinj që u mbajt në Paris më 1902, ku së bashku me I. Qemalin, H. Ohrin etj., mbrojti të drejtat kombëtare të popullit shqiptar dhe të popujve të tjerë të shtypur të Perandorisë Osmane. Pas revolucionit xhonturk të 1908-ës u kthye në Shqipëri, ku kundërshtoi politikën antishqiptare të xhonturqve. U arrestua në Shkodër nga xhonturqit që u detyruan, nën presionin e atdhetarëve shqiptarë, ta lirojnë pas katër muajsh burgimi në Selanik. Në udhëtimin që ndërmori më 1909 në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Berat e qytate të tjera punoi për përhapjen e ideve kombëtare, për çeljen e shkollave e të klubeve.

Në Kongresin e Dibrës të 1909 bënte pjesë në grupin e atdhetarëve shqiptarë, dha ndihmesën e vet si delegat në Kongresin II të Manastirit (shih). Udhëhoqi një nga çetat patriotike, çeiën e studentëve gjatë Kryengritjes së përgjithshme të 1912 (shih). Në vitet 1913-1918 në mërgim e pastaj në atdhe luftoi për mbrojtjen e shtetit të pavarur dhe për zhvillimin e arsimit, të kulturës e të shtypit shqiptar.

Botoi në bashkëpunim me J.Erebarën gazetën «Pavarësia e Shqipërisë» («L’Indëpendanee Albana’se», Bukuresht, 1898) në shqip, rumanisht e frëngjisht, me Mehmet Frashërin «Zani i Shqipërisë» (Romë, 1899), të cilën vazhdoi ta botojë vetë me emrin «Albania» (Romë-Gjenevë-Paris, Bruksel, 1899-1905) shqip, italisht, turqisht, frëngjisht, «Shqiptari» («Arnavud», 1909-1911) dhe «Shqiptari i ilustruarx, të dyja në Stamboll në shqip e turqisht etj. Botoi gjithashtu turqisht një varg broshurash me përmbajtje politike, si edhe një varg thirrjesh drejtuar shqiptarëve. Si në shkrimet që botoi në shtyp ashtu edhe në broshurat e tij, D. H. demaskoi regjimin tiranik të sulltan Abdyl Hamitit II, punoi për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha osmane e për sigurimin e ttë drejtave kombëtare të popujve të shtypur të Perandorisë, demaskoi lakmitë pushtuese të Fuqive të Mëdha dhe qarqeve shoviniste fqinje ndaj tokave shqiptare, dënoi qëndrimin tradhtar të bejlerëve-çifligarë, mbrojti interesat e fshatarësisë e të gjithë popullit. Vdiq në Tiranë.

(K.Pr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hima Dervish


[cite]