HISTORIOGRAFIA LETRARE SHQIPTARE


HISTORIOGRAFIA LETRARE SHQIPTARE
✤ Fillimet e saj i përkasin mesit të shek. XIX me artikuj që patën karakter kryesisht informatrr Sprova e parë për një vështrim historik të letërsisë, sidomos për një paraqitje të autorëve arbëreshë u bë me veprën e A. Stratigoit «Manual i letërsisë shqiptare» (1896). Në fund is shek. XIX e në fillim të shek. XX u botuan studime për shkrimtarë të veçantë dhe tekste e dorëshkrime të panjohura të tyre (M. Markianct. v Z. Skiroi). Pas Shpalljes së Pavarësisë, sidomcs në vitet 20-30, duke iu përgjigjur kërkesave ra mësimit të letërsisë në shkollë, studimet për traditat letrare morën një zhvillim më të madh. TJ hulumtuan autorë të vjetër dhe u botuan monumente të letërsisë të shek. XVI-XVIII, me komente historike-gjuhësore. Ndihmesë për njohjen e letërsisë së kaluar sollën tekstet shkollore. Vepra më e njohur e gjithë etapës së parë, që vjeu deri në Çlirimin e vendit, është libri i G. Petrotës «Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare» (1930 me të dhëna të pasura të karakterit bio-bibliografik, por me një qëndrim të njëanshëm mbivlerësues të shkrimtarëve të rrymës klerikale e antipopullore. Në vitet e pushtimit fashist u botua teksti «Shkrimtarë shqiptarë® (1941) në dy vëllime, që kishte në themel koncepte ideologjika e politike reaksionare të drejtuesve të këtij botimi.

Me Çlirimin e vendit H. L. SH. hyri në një etapë të re, ajo u formua si shkencë në kuptimin e plotë të fjalës dhe u zhvillua në mënyrg të organizuar e të drejtuar përmes institucioneve të specializuara. Në studimet e Pasçlirimit, që kanë në bazë parimet e metodologjisë marksiste-leniniste, letërsia shqiptare u vështrua në dritën e prirjeve përparimtare të zhvillimit historik kombëtar, të luftërave të popullit shqiptar për liri, përparim dhe drejtësi shoqërore.

Kërkesat e zhvillimit të shkollës e të kulturës së re shtruan nevojën e studimit shkencor të krijimtarisë së shkrimtarëve më të shquar të letërsisë së traditës dhe të çështjeve të veçanta historike-letrare, që u trajtuan së pari në punime të pjesshme e tërësore, si dhe në tekstet për shkollën e mesme e të lartë të Dh. Shuteriqit, Z. Kodrës etj. Mbi bazën e rezultateve të arritura u hartua vepra «Historia e letërsisë shqipe» (1959) që ishte sinteza e parë shkencore e rrugës historike të letërsisë shqiptare vështruar nga pikëpamja marksiste. Këto arritje krijuan mundësitë e një zhvillimi më të madh si në gjerësi dhe në thellësi të studimeve letrare në dy dhjetëvjeçarët e fundit. Në fushën e letërsisë së vjetër u kryen studime për humanistët shqiptarë dhe në përgjithësi u hulumtuan dhe u vunë në qarkullim shkencor fakte, të dhëna e vepra të reja të panjohura nga krijimtaria e shkrimtarëve të së kaluarës. Në fushën e letërsisë së Rilindjes Kombëtare përpjekjet e studiuesve u përqendruan në hartimin e punimeve monografike për autorët kryesorë për probleme të veçanta si romantizmi arbëresh (A. Xhiku, K. Kodra) etj. Vëmendjen e studiuesve e tërhoqën eclhe autorët e viteve 20-30, të cilëve iu kusi^uan punime të V. Balës, K. Bihikut, M. Gurakuqit, etj. Me botimin kritik të veprës së N. Frashërit, Asdrenit, e F. S. Nolit etj. në suazën e «Trashëgimit kulturor të popullit shqiptar», janë përpunuar e zgjidhur çështje të botimit shkencor të shkrimtarëve të traditës dhe u është hapur rruga punimeve të mirëfillta tekstologjike. Arritjet e reja në studimin e letërsisë shqiptare, kërkesa për një interpretim më të thellë dhe më objektiv të zhvillimit letrar të periudhave të shkuara, përcaktuan nevojën e hartimit të një vepre tjetër me karakter përgjithësues «Historia e letërsisë shqiptare. Që nga fillimet deri te Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare» (1983).

Një fushë të gjerë studimesh përbën letërsia shqiptare e realizmit socialist. Në fillim vëmendja u përqendrua në përpunimin e një koncepti shkencor për procesin letrar gjatë Luftës ANÇ dhe pas Çlirimit, në sqarimin e parakushteve dhe të rrethanave të lindjes e të formimit të realizmit socialist, të periodizimit të letërsisë së re shqiptare etj. ku dhanë ndihmesën e tyre K. Bihiku, R. Brahimi etj. Ndërkaq u ndriçuan aspekte të ndryshme të procesit letrar aktual, u rrahën çështje me karakter teorik dhe historik letrar, u kryen punime e studime për krijimtarinë dhe për vepra të veçanta të autorëve të sotëm. Këto arritje krijuan bazën për veprën shkencore «Historia e letërsisë shqiptare e realizmit socialist» (1978) që përgjithëson rrugën e zhvillimit historik të letërsisë shqiptare që nga Lufta ANÇ deri në ditët tona. Vitet e fundit janë kryer një varg studimesh për zhvillimin e llojeve të veçanta si të romanit (J. Bulo), të poemës, për probleme të zhvillimit letrar, si problemi i traditës dhe i novatorizmit etj.

Në studimet për letërsinë shqiptare arritje me vlerë ka pasur edhe Kosova, sidomos pas themelimit të Universitetit dhe të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Fushat kryesore të punës së studiuesve kosovarë kanë qenë hulumtimi i dorëshkrimeve të veprave me alfabet arab të autorëve shqiptarë nga Kosova e Maqedonia, vepra e P. Bogdanit; letërsia e Rilindjes Kombëtare dhe veçoritë e romantizmit shqiptar (R. Qosja, Y. Jaka), letërsia e viteve 1912-1939 dhe letërsia e sotme në Kosovë e në RPSSH (H. Mekuli, A. Aliu etj.). Organe kryesore të studimeve letrare janë «Gjurmime albanologjike», «Jeta e re» etj. Ndihmesë në historinë e letërsisë shqiptare të së kaluarës kanë dhënë edhe studiues arbëreshë të Italisë (Z. Sqiroi etj.). (J. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Historiografia Letrare Shqiptare


[cite]