HOBHAUZ XHON KAM
✤ (John Cam Hobhouse, më vonë Lord Broughton, 1786-1869). Personalitet politik dhe letrar anglez, shok shkolle dhe mik i ngushtë i poetit Xhorxh Bajron (shih), të cilin e shoqëroi në udhëtimet e tij në Shqipëri, Greqi dhe Turqi. Përshkrimin e këtij udhëtimi Xh. H. e dha në veprën Udhëtim nëpër Shqipëri dhe provinca të tjera të Turqisë në Evropë dhe Azi… në vitet 1809-1810 (A joumey through Albania and other provinces of Turkey in Europa and Asia… during the years (1809-1810, Londër 1813, botim i ripunuar, mël855). Udhëtimi i Xh. H. në Shqipëri përfshiu Jugperëndimin deri në Tepelenë. Ai jep një përcaktim të kufijve etnikë të shqiptarëve dhe një tablo të jetës ekonomike-shoqërore e politike të vendit. Xh. H. e tërheq shumë figura e shqiptarit me doket, zakonet, gjuhën, veshjen, këngët, vallet e tij e sidomos ndjenja e fuqishme kombëtare si dhe dashuria për atdheun e vet. «Kur banorët e viseve të tjera të Ballkanit pyeten se cilët janë, thotë H., ata përgjigjen: jemi muhamedanë, ose jemi të krishterë, ndërsa banori i këtij vendi përgjigjet: jam shqiptar». Vend të rëndësishëm në vepër zë Ali P. Tepelena dhe veprimtaria e tij. Në fund të librit Xh. H. boton anglisht edhe gramatikën shqipe të Da Leçes dhe disa ‘këngë popullore të arbëreshëve të Greqisë të mbledhura nga ai vetë. (Sh. Me.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hobhauz Xhon Kam
[cite]