HOMOFONIA
✤ Mënyrë të kënduari, kur i gjithë grupi i këngëtarëve këndon melodinë në unison. Në muzikën popullore shqiptare ndeshet në këngët lirike të grave, pjesërisht në disa këngë burrash. Kryesisht H. shtrihet në Shqipërinë e Mesme, të Veriut dhe në Kosovë. Në muzikën instrumentale rideshet në disa vegla aerofone, si tek një lloj zumareje e bishnice, në disa vegla kordofone telat e të cilave janë të vendosura në grup etj.
(H. F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Homofonia
[cite]